Lidhje


Zyrtar sirian: Sheiku druz, Hikmet al-Hijri, kërkon autonomi për Suweidën

Një zyrtar i qeverisë siriane deklaroi të dielën se Hikmet al-Hijri, një nga udhëheqësit shpirtërorë të komunitetit druz në provincën jugore Suweida, po kërkon krijimin e një zone me vetëqeverisje në këtë krahinë. Deklarata u bë në një takim me gazetarë, ku zyrtari (që kërkoi të mbetet anonim) foli për situatën humanitare në rajon.

 

Sipas tij, qindra persona janë varrosur në varre masive pa verifikim të identitetit, pas përleshjeve që shpërthyen më 13 korrik. Ai shtoi se dy karvane me ndihma humanitare janë futur në Suweida që nga shpallja e armëpushimit nga presidenca siriane, duke përfshirë furnizime me ushqim, karburant dhe barna. Një karvan i tretë pritet të arrijë të hënën.

Read more ...


Erdogan dhe Starmer diskutojnë për prokurimin e Eurofighter dhe përditësimin e marrëveshjes tregtare

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan zhvilloi një telefonatë me kryeministrin britanik Keir Starmer të martën për të diskutuar lidhjet dypalëshe, çështjet rajonale dhe globale, si dhe bashkëpunimin në mbrojtje dhe tregti.

 

Udhëheqësit shqyrtuan progresin e fundit në prokurimin e mundshëm të avionëve luftarakë Eurofighter Typhoon nga Turqia, sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimit e Presidencës.

Read more ...


“Jemi kthyer në zombie”, Gaza po shuhet ngadalë nën bllokadën i.zraelite

“Sa lehtë thuhet fjalë uri’”, thotë një proverb italian që sot rikthehet si një britmë në rrëfimet tronditëse që vijnë nga Gaza. Në një cep të botës ku ajri është bërë pluhur, uji një luks dhe buka një mit, mbi dy milionë njerëz janë lënë të vdesin ngadalë, ndërsa “rubinetat” e ndihmave po mbyllen çdo ditë e më shumë nga qeveria izraelite.

 

“Qeveria e Netanyahut po ushtron një politikë të qëllimshme urie ndaj popullatës së Gazës,” denoncon një mjek europian i UNICEF. Që nga marsi, ndihmat humanitare janë bllokuar ose kufizuar ndjeshëm. Të dhënat tregojnë se të paktën 86 palestinezë kanë vdekur nga uria, mes tyre 76 fëmijë, që nga fillimi i ofensivës së Izraelit pas 7 tetorit.

Read more ...


Sulmet i.zraelite ndaj fqinjëve janë destabilizuese për krejt rajonin

Roald A. HYSA

 

7 tetori i 2023 ka shërbyer si ndezësi i një lufte rajonale të Izraelit ndaj fqinjëve të tij, duke i sjellë një destabilitet këtij rajoni kaq të turbulluar që prej 80 vitesh. Me justifikimin që Izraeli ka të drejtë për t’u mbrojtur Izraeli ia ka dalë që në rrafshin ndërkombëtar të bllokojë çdolloj nisme diplomatike, që mund ta dëmtojë synimin e tij kryesor zbrazjen e Gazës nga popullsia vendase dhe shkatërrimin përfundimtar të kësaj enklave palestineze. Shteti sionist nuk është mjaftuar me Gazën, por ka sulmuar edhe vendet fqinje si Siria, Libani, e deri edhe sulme sabotuese mbi objektiva të ndryshme iraniane.

Read more ...


Shqipëria po plaket, grup-mosha mbi 60 vjeç zuri një të tretën e popullsisë më 2024

Trendet demografike po përkeqësohen nga viti në vit, me rënie të fortë të popullsisë së re në moshe dhe rritje të numrit të pensionistëve.Të dhënat më të fundit nga INSTAT për vitin 2024 tregojnë një rritje të konsiderueshme të numrit të qytetarëve mbi moshën 60 vjeç, ndërkohë që numri i përgjithshëm i popullsisë është me rënie.

 

Grup-mosha mbi 60 vjeç ka arritur në 691,788 persona, ose 30% e popullsisë totale prej 2.36 milionësh më 2024. Vetëm një vit më parë, në vitin 2023, kjo përqindje ishte 28.15%, ndërsa popullsia mbi 60 vjeç përbëhej nga 673,037 persona. Në vitin 2011 popullsia mbi 60 vjeç ishte sa 15% e totalit të popullsisë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG