Lidhje


Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e opozitës djegin jashtë karriget e sallës së seancave

Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë nga tensionet në seancën e sotme parlamentare, ku deputetët e opozitës pas përplasjeve dhe tensioneve brenda sallës së seancës kanë djegur edhe karriget e tyre në ambientet e jashtme të parlamentit, raporton Anadolu.

 

Tensionet nisën që në fillim të seancës plenare, ku deputetët e partisë më të madhe të opozitës, Partisë Demokratike të Shqipërisë, bllokuan foltoren, dëmtuan disa nga pajisjet dhe hodhën sende të ndryshme ndaj kryeparlamentares Elisa Spiropali.

Read more ...


Cilët ishin 7 zyrtarët e lartë të Hezbollahut të vrarë gjatë javës së kaluar?

Brenda pak më shumë se një jave, sulmet e intensifikuara izraelite në Liban vranë shtatë komandantë dhe zyrtarë të rangut të lartë nga grupi i fuqishëm militant Hezbollah, përfshirë liderin e grupit, Hassan Nasrallah. Lëvizja e la Libanin dhe pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme në tronditje ndërsa zyrtarët izraelitë festuan përparimet e mëdha ushtarake dhe inteligjente. Hezbollahu kishte hapur një front për të mbështetur aleatin e tij Hamas në Rripin e Gazës një ditë pas sulmit të befasishëm të grupit palestinez në jug të Izraelit.

Read more ...


Një familje e tërë prej 17 anëtarësh zhduket nga sulmet izraelite në Libanin lindor

Një familje e tërë prej 17 anëtarësh është zhdukur nga një sulm izraelit në Luginën Bekaa në Libanin jugor, transmeton Anadolu. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve NNA, përpjekjet janë duke u zhvilluar për të kërkuar të mbijetuar pas sulmit që shënjestroi qytetin Zboud në lindje të Libanit.

 

Që nga 23 shtatori, ushtria izraelite ka goditur Libanin ndaj atyre që i quajti objektiva të Hezbollahut, duke vrarë të paktën 816 persona dhe duke plagosur mbi 2.500 të tjerë. Hezbollahu dhe Izraeli janë përfshirë në një luftë ndërkufitare që nga fillimi i luftës izraelite në Gaza më 7 tetor të vitit të kaluar, ku janë vrarë të paktën 41.600 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Read more ...


SHBA tërhiqet plotësisht nga Iraku? “Fundi i misionit anti-ISIS”!

Koalicioni global për mposhtjen e grupit terrorist të Shtetit Islamik po përgatitet të përfundojë misionin e tij ushtarak në Irak, pjesë e një plani me dy faza që zyrtarët amerikanë thonë se nuk do të pengojë operacionet kundër ISIS-it në zona të tjera të rajonit. Zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh u tha gazetarëve se misioni do të ndryshojë nga një koalicion shumëpalësh në një partneritet dypalësh sigurie me qeverinë irakiane."Shtetet e Bashkuara nuk po tërhiqen nga Iraku", u tha zëdhënësja Singh gazetarëve në përgjigje të një pyetjeje të Zërit të Amerikës në konferencën për shtypin.

Read more ...


Gazetari i DER SPIEGEL për Ramën: Nëse ai nuk mund t’ju blejë, ai të paktën dëshiron t’ju ofendojë dhe kërcënojë

“Nëse Rama nuk mund t’ju blejë, ai të paktën dëshiron t’ju ofendojë”. Kështu e përcakton sjelljen e kryeministrit me mediat ndërkombërare redaktori politik i Frankfurter Allgemeine Zeiting, Michael Martens. Në një reagim ku mbeshtet redaktorin politik të Der Spiegel, që botoi një artikull të gjatë, ku i bënte një skaner narkoshtetit të drejtuar nga kryeministri që ‘blen’ mbështjetjen ndërkombëtare me para korrupsioni dhe krimi ai thekson vesin e Ramës për të ndërhyrë në media. 

 

Në artikullin e tij gazetari gjerman, Mathieu von Rohr tregonte se Edi Rama pati marrë në telefon gazetarët për tu bëjë presion që të ndryshonin artikullin që “hidhte baltë mbi Shqipërinë”, shkelje që e ka praktikuar edhe më gazetarët e Rai3, Kathimerini, BILD etj.

Read more ...

XS
SM
MD
LG