Lidhje


Merrnin para për parkimin në hapësirë publike, arrestohen dy të rinj në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 2 persona pasi iu merrnin para qytetarëve për vendparkimin që ishte përcaktuar nga bashkia pa pagesë. Sipas policisë, në pranga janë vënë personat me iniciale A. M., 32 vjeç dhe M. G., 34 vjeç, të dy banues në Durrës.

Njoftimi i policisë:

Iu merrnin para qytetarëve që parkonin automjetet në një hapësirë publike që ishte përcaktuar nga bashkia, si vendparkim pa pagesë, arrestohen 2 shtetas.

Read more ...


Arabia Saudite: Vrasja e Haniyeh një shkelje e hapur e sovranitetit të Iranit

Arabia Saudite ka theksuar se vrasja e kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, gjatë vizitës së tij në Teheran, është një shkelje e hapur e sovranitetit të Iranit dhe përbën kërcënim për paqen dhe sigurinë rajonale, transmeton Anadolu.Zëvendësministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Waleed Al-Khereiji, mbajti një fjalim në mbledhjen e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) të mbajtur në qytetin Xhide të Arabisë Saudite për të diskutuar sulmet e Izraelit kundër popullit të Palestinës dhe shkeljen ndaj sovranitetit të Iranit.

Read more ...


170 mijë apartamente janë bosh në Tiranë e Durrës. Pastrim parash dhe spekullim me çmimet

Sektori i ndërtimit në vendin tonë është në një fazë të vrullshme të zhvillimit të pallateve e kullave në zona urbane, por të dhënat e Cens 2023 zbuluan se një pjesë e banesave në pallate, rreth 40 për qind e tyre në të gjithë vendin, nuk banohen nga askush.

 

Sipas të dhënave të Cens në të gjithë vendin numërohen 431 mijë banesa në pallate nga të cilat 170,264 janë bosh dhe mbi 261 mijë ishin të banuara.

Read more ...


Sapo ndryshoi ligji/ Ministria e Mjedisit u hap rrugën 10 ndërtimeve në Zona të Mbrojtura

Pas ndryshimit kontrovers të ligjit, dhjetë projekt-vendime të shpallura nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për konsultim i japin dritën jeshile ndërtimeve të gjithfarëllojshme në zonat e mbrojtura nga jugu në veri.Bredhi i Drenovës është një masiv pyjor prej 1,380 hektarësh i shtrirë në Qarkun e Korçës në kufi me Greqinë. Kjo zonë e shpallur park kombëtar në vitin e largët 1966, është një bio-korridor i rëndësishëm midis dy vendeve për rruazorët e mëdhenj, si ariu, ujku dhe kaprolli.Por një seri projekt-vendimesh të shpallura për konsultim nga nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në qershor e cenojnë këtë status.

Read more ...


BIRN: “Inceneratori” i Fierit kthehet në një bombë ekologjike

Projekti që synonte të shpëtonte bashkitë e qarkut Fier nga mbetjet tani është kthyer në një vatër ndotjeje për banorët e fshatit Vërri, të cilët e kundërshtuan me forcë ndërtimit të tij.Në një intervistë televizive në maj 2023, pasi kishte siguruar një fitore të thellë në zgjedhjet vendore, kryeministri Edi Rama i cilësoi si parëndësi shqetësimet e ngritura për ndërtimin e inceneratorë të mbetjeve, duke theksuar që nuk fakti nëse ato incenerojnë apo jo është një ‘histori shumë banale e thënë dhe e stërthënë.’

Read more ...

XS
SM
MD
LG