Lidhje


Gaza, shirat e dendur përkeqësojnë gjendjen e r.ëndë të civilëve të zhvendosur në mes të l.uftës i.zraelite

Shirat e dendur kanë përkeqësuar gjendjen e palestinezëve të zhvendosur në Rripin e Gazës në mes të luftës vdekjeprurëse izraelite në enklavën e rrethuar, raporton Anadolu. Shërbimi i Mbrojtjes Civile njoftoi se reshjet kanë shkaktuar dëme të rënda në tendat që strehojnë mijëra palestinezë të zhvendosur me ujërat që rrjedhin brenda tendave duke dëmtuar plaçkat dhe dyshekët e tyre.

 

Zëdhënësi i Shërbimit të Mbrojtjes Civile, Mahmoud Basal, tha se situata aktuale sinjalizon një “katastrofë të vërtetë humanitare” nëse nuk ndërhyhet menjëherë. Shirat e dendur kanë prekur disa zona në të gjithë enklavën palestineze, veçanërisht atë qendrore dhe jugore.

Read more ...


I.zraeli: T.rupi i rabinit të zh.dukur është gjetur në Emiratet e Bashkuara Arabe

Autoritetet izraelite thanë se trupi i një rabini të zhdukur në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) është gjetur, transmeton Anadolu. Rabini Zvi Kogan, një shtetas i dyfishtë izraelito-moldav, ishte zhdukur në Emiratet e Bashkuara Arabe që nga e enjtja, por një deklaratë e përbashkët nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe Ministria e Punëve të Jashtme konfirmoi se trupi i tij u gjet.

 

Deklarata e quajti vrasjen e tij "një akt terrorist të neveritshëm antisemitik" dhe u zotua të "veprojë me të gjitha mjetet" për të sjellë autorët para drejtësisë. Megjithatë, nuk është dhënë asnjë detaj në lidhje me vendndodhjen ku është gjetur trupi.

Read more ...


Kina mund të aksesohet pa viza/ Ja cilat janë ndryshimet e publikuara

Bullgaria, Rumania, Kroacia, Mali i Zi dhe shtete të tjera.  Kjo marrëveshje iniciohet nga përpjekjet e Kinës për të përmirësuar bashkëpunimin ndërkombëtar, shkëmbimet e biznesit si dhe për të zhvilluar turizmin.

 

Ky vendim do të jetë funksional nga 30 nëntori 2024 deri më 31 dhjetor 2025 dhe parashikohet të shtyhet periudha e qëndrimit pa vizë për qytetarët e të gjitha 38 shteteve që përfshihen në programin e saj pa vizë, nga 15 ditë në 30 ditë.

Read more ...


I'zrael, gjashtë ushtarë kryen v'etëvrasje, mijëra të tjerë ankohen për shëndetin mendor

Të paktën gjashtë ushtarë izraelitë kanë bërë vetëvrasje në muajt e fundit, zbuloi e përditshmja izraelite Yedioth Ahronoth, duke përmendur shqetësimin e rëndë psikologjik të shkaktuar nga luftërat e zgjatura në Rripin e Gazës dhe Libanin jugor si shkakun kryesor, transmeton Anadolu.Hetimi sugjeron se numri aktual i vetëvrasjeve mund të jetë më i lartë, pasi ushtria izraelite nuk ka nxjerrë ende shifra zyrtare, pavarësisht një premtimi për t'i zbuluar ato deri në fund të vitit.

 

Raporti thekson një krizë më të gjerë të shëndetit mendor brenda ushtrisë izraelite. Mijëra ushtarë kanë kërkuar ndihmë nga klinikat ushtarake të shëndetit mendor ose psikologët në terren, ku afërsisht një e treta e të tyre shfaqin simptoma të çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD).

Read more ...


Shtëpi me vetëm 1 euro, plani i qytezëz në Itali për të ripopulluar vendin

Ndjeheni tension politik? Pse të mos lëvizni në Itali: Një fshat i bukur në ishullin e Sardenjës po shet shtëpi për vetëm 1 euro, aktualisht me një ofertë ndaj amerikanëve që duan të largohen nga SHBA. Por në faqen zyrtare, administrata lokale nuk përcakton se duhet të jesh domosdoshmërisht amerikan për të emigruar atje, raporton noa.al. Pas një cikli polarizues zgjedhor presidencial, shumë amerikanë po fantazojnë se si të largohen nga SHBA dhe të arratisen në një vend tjetër. Ollolai, një fshat i bukur malor në ishullin e Sardenjës, po shfrytëzon atë epsh endacak me një ofertë të parezistueshme: Tani mund të blini një shtëpi këtu për vetëm 1 euro.

Read more ...

XS
SM
MD
LG