Zelensky: Koreja e Veriut po dërgon ushtarë dhe armë në Rusi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pretendoi se Koreja e Veriut ka dërguar ushtarë dhe armë në Rusi për të mbështetur luftën e Moskës në Ukrainë. Mediat ukrainase së fundi kanë raportuar se gjashtë pjesëtarë të personelit ushtarak të Koresë së Veriut u vranë në një sulm ajror ukrainas në rajonin ukrainas të Donjeckut, të pushtuar nga Rusia më 3 Tetor. Raportimet e mediave ukrainase nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur, por gjatë adresimit të tij në orët e vona të 13 Tetori, Zelensky për herë të parë përsëriti këtë pretendim.