OJQ-të ndezin alarmin për qendrat e migrantëve në Shqipëri

Pa i kaluar 24 orë në Shqipëri, katër nga 16 migrantët që u dërguan në qendrat e migrimit atje, u rikthyen në Itali- dy sepse ishin të mitur, ndërsa dy të tjerë për shkak të problemeve shëndetësore. “E kemi të parashikuar me marrëveshje që këto raste të mos i pranojmë ne - i merr Italia”, tha për Radion Evropa e Lirë drejtori i Portit të Shëngjinit, Sander Marashi.
Që nga nëntori i vitit të kaluar - kur Italia bëri të ditur se procedurat e azilit për burrat nga shtete “të sigurta” do të transferoheshin në Shqipëri - grupet e të drejtave të njeriut bënë thirrje që kjo marrëveshje të rishqyrtohej.