Anija me mbetje të dyshuara të rrezikshme ankorohet në Portin e Durrësit

Ankorohet në portin e Durrësit anija turke Moliva me 2100 ton mbetje të dyshuara toksike. Anija që u kthye nga Tajlanda në fund të Tetorit qëndroi për disa ditë në radën e portit të Durrësit.
Burime nga Autoriteti Portual Durrës thanë për ABC News disa ditë më parë se prokuroria e Durrësit ka urdhëruar që anija “Moliva” me 102 kontejnerët të mos i afrohej portit pasi mund të kontaminohen produktet ushqimore që ndodhen në sheshin e kontejnerëve që ndodhen në kontejnerët e tjerë.