Monday, 29 July 2024 16:08
Me rritjen e temperaturave është shtuar ndjeshëm numri i personave te prekur nga sëmundjet infektive dhe gastroenteriteve dhe helmimet nga ushqimet.Sipas Mjekes infeksioniste në spitalin e Lushnjës, Klodiana Pirja, ditët e fundit ka një fluks të shtuar ku numri i atyre që kërkojnë ndihmë pranë spitalit arrin 100 raste.
“Por ajo që është më shqetësuese në këtë sezon është shfaqja e një virusi që është konfirmuar dhe nga ISHP, i cili quhet PARVO virus. Mjekja thotë që nuk është i rrezikshëm, por duhet trajtuar pasi është një virus ngjitës dhe për këtë apelon që të bëjnë kujdes në ambientet e përbashkëta”, tha Klodiana Pirja.
Read more ...
Wednesday, 24 July 2024 20:14
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bathore, ku një i mitur ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës. 8-vjeçari u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Por fatkeqësisht si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital.
“Më datë 23.07.2024, rreth orës 22:30, në Bathore, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës, një i mitur i moshës 8 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Read more ...
Monday, 22 July 2024 11:35
Gramsh/Informacion shtesë
Në lidhje me informacionin e dhënë për një shpërthim të ndodhur në lagjen “Xhile Liçi”, Gramsh, në automjetin tip “Ford Focus”, që drejtohej nga shtetasi A. M., gjatë kohës që automjeti ka qenë në lëvizje dhe për pasojë mbetën të dëmtuar dy vëllezërit që udhëtonin në këtë automjet, ju informojmë se:
Për sqarimin dhe dokumentimin e këtij rasti u ngrit një grup i posaçëm hetimor dhe në vendngjarje shkoi edhe njësia antieksploziv e Repartit Special Renea, për të kryer ekzaminime të mekanizmit e rrethaneve qe kishin ndikuar në shpërthimin e ndodhur në automjet.
Read more ...