Lidhje


Ndërtesat e vjetra do rinovohen, Qeveria pritet të miratojë Planin Kombëtar

Të gjitha ndërtesat në vendin tonë do të rinovohen. Qeveria pritet të miratojë Planin Kombëtar që synon të mobilizojë investime të thella në stokun ekzistues rezidencial, publik dhe të shërbimeve.

 

Objektivi kryesor është transformimi i stokut ekzistues të ndërtesave në ndërtesa pa emetime deri në vitin 2050, duke kontribuar në Marrëveshjen e Parisit. Një fokus i veçantë i kushtohet reduktimit të varfërisë energjetike për familjet.

Read more ...


Kapen grabitësit e taksive në Tiranë, mes tyre dhe 22-vjeçarja Qefalia

Një bandë grabitësish që sulmonin taksistë dhe qytetarë në rrugët e Tiranës është çmontuar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në një operacion të koduar “Episodet”. Gjatë aksionit janë arrestuar tre persona, mes tyre edhe një femër, të cilët dyshohen për një seri vjedhjesh me dhunë në kryeqytet.

 

Të arrestuarit janë Ajla Qefalia, 22 vjeç, Fatbardh Byberi, 36 vjeç, dhe Luis Mija, 22 vjeç, të cilët akuzohen për tentativë vjedhjeje me dhunë ndaj një taksisti, si dhe për vjedhjen e një telefoni celular nga një shtetase. Fillimisht u arrestuan dy prej tyre, ndërsa më pas u kap edhe i treti, i cili po lëvizte me taksi së bashku me dy të arrestuarit e tjerë.

Read more ...


Ish bashkeshorti kanadez e vret ish gruan shqiptare se kishte harruar çantën e pelenave të bebit.

Të tjera detaje tronditëse janë zbardhur nga krimi i ndodhur në Brampton të Kanadasë, ku shqiptarja 29-vjeçare Savannah Kulla u ekzekutua me armë zjarri në një parking. Sipas mediave vendase, ngjarja ndodhi të martën rreth orës 14:00, në parkingun e një qendre tregtare në zonën e Airport Road dhe Queen Street East. Policia Rajonale e Peel tha se viktima u shpall e vdekur në vendngjarje.

 

Nëna e saj, Karen Kulla, ka dhënë një dëshmi rrëqethëse për momentet e fundit të vajzës. Ajo tregoi se Savannah kishte shkuar të takonte ish-partnerin e saj, Anthony Deschepper, 38 vjeç, pasi ai kishte kërkuar të kalonte disa orë me vajzën e tyre 17-muajshe.

Read more ...


Thyhet armëpushimi: I.zraeli rinis bombardimet intensive në Gaza, të paktën 18 viktima

Qetësia në Gaza ka zgjatur shumë pak. Izraeli ka rifilluar bombardimet masive në jug të enklavës, duke goditur zonat e Khan Younis, Rafah dhe Nuseirat, ndërsa ka pezulluar edhe dërgimin e ndihmave humanitare ‘deri në njoftim të mëtejshëm’.”

 

Ushtria izraelite deklaroi se sulmet janë përgjigje ndaj një serie incidentesh, ku sipas tyre, militantë të Hamasit qëlluan mbi trupat izraelite, duke vrarë dy ushtarë. Si kundërpërgjigje, avionët luftarakë goditën “dhjetëra objektiva të Hamasit”, përfshirë tunele dhe depo armësh.

Read more ...


Foshnja humbi jetën te “Koço Gliozheni”, Prokuroria merr të pandehur dy mjekë/ Detajet

Prokuroria e Tiranës ka marrë nën hetim dy gjinekologë, Ervis Vata dhe Aida Hoxha, pasi një foshnjë humbi jetën gjatë lindjes, ndërsa ndaj tyre është ngritur akuza për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

 

Sipas organit të akuzës, mjekja që u kujdes në procesin e shtatëzanisë, si dhe mjeku roje i gatshëm, në kundërshtim me detyrimet e tyre profesionale, kanë qenë faktori vendimtar që çuan në zhvillimin e një procesi të rrezikshëm të lindjes, i cili përfundoi me humbjen tragjike të jetës së një fëmije të sapolindur.

Read more ...

XS
SM
MD
LG