Lidhje


Gjermania planifikon rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Gjermania po konsideron rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak që nga viti i ardhshëm, nëse nuk arrin të tërheqë mjaftueshëm vullnetarë për ushtrinë e saj. Kjo deklaratë vjen nga Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, në një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung të shtunën.

 

Si anëtare e NATO-s, Gjermania po përpiqet të forcojë ushtrinë pas agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022. Ushtria gjermane ka nevojë urgjente për 100,000 ushtarë shtesë për të përmbushur detyrimet ndaj aleancës, por duket se rekrutimi i vullnetarëve po has në vështirësi.

Read more ...


Operacioni “URA”/ Një prej urdhër-arresteve është për vëllain e truprojës së Berishës

Autoritetet italiane në bashkëpunim me SPAK goditën një organizatë me bazë në Durrës të trafikimit në sasi të mëdha të kokainës dhe heroinës drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Europës.

 

Në total u lëshuan 52 masa sigurie, ku 40 prej tyre janë për shtetas shqiptarë dhe 12 të tjera për shtetas italianë, teksa në krye të grupit dyshohet se qëndronte Xhevdet Troplini, i njohur si “Poja”, dhe dy bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë Elvis Doçi dhe Adi Çoba.

Read more ...


A do të ndërpritet reforma në drejtësi?/Nga SPAK te Ministritë, SHBA ndërpret paratë pas urdhrit të Trump, ambasada njofton institucionet

Pas urdhërit të presidentit Trump për ndërprerjen e fondeve në të gjitha programet e ndihmës së huaj, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i paraqet qëndrimin e saj Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

 

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja me efekt të menjëhershëm e mbështetjes dhe fondeve, deri në një rishikim të dytë, pas Urdhrit Ekzekutiv të Donald Trump lidhur me ndihmën në vendet e huaja.

Read more ...


Spitali i Lushnjes konfirmon v.dekjen e 6-vjeçarit: Ishte i sëmurë, pësoi arrest kardiak

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë ku një fëmijë 6-vjeçar humbi jetën në spitalin e Lushnjes. Mësohet se fëmija ishte dërguar në spital rreth orës 14:00 me autoambulancë nga qendra shëndetësore e Divjakës, pas disa ditësh trajtimi në kushte shtëpie. Për të ishte kujdesur gjyshi pasi prindërit ishin të divorcuar.

 

Sipas drejtorisë së spitalit, fëmija vuante nga bronkopneumonia bilaterale dhe, për shkak të gjendjes së rënduar, mjekët vendosën ta transferonin për mjekim të specializuar në Tiranë. Megjithatë, sipas tyre fëmija humbi jetën menjëherë pas hipjes në autoambulancë, si pasojë e arrestit kardiak, që u shkaktua nga sëmundja e mëparshme.

Read more ...


Rekrutonin shtetase të huaja nga Turqia e Azerbajxhani dhe i shfrytëzonin për p.rostitucion, a.rrestohet tutorja 40-vjeçare

Një 40-vjeçare ka rënë në prangat e policisë në Tiranë pasi rekturonte vajza të huaja dhe i shfrytëzonte për prostitucion. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Escort”, zhvilluar 2 javë më parë, kanë kapur dhe vënë në pranga, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, shtetasen G. Ç., 40 vjeçe, banuese në Turqi.

 

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasja G. Ç., në bashkëpunim me shtetasen A. H. (e arrestuar), rekrutonin shtetase të huaja, nga Turqia dhe nga Azerbajxhani, dhe më pas i shfrytëzonin për prostitucion, duke përdorur një faqe online.

Read more ...

XS
SM
MD
LG