Lidhje


Ishte arrestuar pasi dilte në përgjimet e Avdylajve, Rama e emëron prefekt të Fierit

Ditën e djeshme është prezantuar prefekti i Qarkut Fier. Në krye të këtij institucioni është vendosur Arben Cuko, ish-deputet i PS Lushnje dhe ish-drejtor i përgjithshëm i burgjeve. Arben Çuko u arrestua ne tetor 2018 kuadër të operacionit “VOL-VO 4”, pasi doli në përgjimet e grupit “Avdylaj”, pjesë e dosjes së famshme 339. Në këto përgjime Çuko u zbulua se favorizoi një të dënuar për të lëvizur nga një burg në një tjetër. Po ashtu Çuko u akuzua edhe për korrupsion, pasi shoferi i tij dyshohet se kishte marrë një shumë parash për të lehtësuar kushtet e një të dënuari.

Read more ...


Grupi i milicisë shiite në Irak njoftoi se sulmoi një objektiv ushtarak në I"zrael

Grupi i quajtur "Rezistenca Islame në Irak", i përbërë nga forcat e milicisë shiite, njoftoi se goditi një objektiv ushtarak në Izrael duke përdorur një mjet ajror pa pilot (UAV). Një deklaratë me shkrim është bërë nga ky grup, ku thuhet se një objektiv ushtarak është goditur me një UAV "si kundërpërgjigje ndaj masakrave të Izraelit ndaj fëmijëve dhe grave në Palestinë dhe Liban", pa dhënë detaje për viktimat. Duke deklaruar se ata do të vazhdojnë sulmet kundër objektivave izraelite, grupi gjithashtu postoi imazhe të sulmit në mediat sociale.

Read more ...


Gjithë vendet e ndalojnë, Shqipëria e lejon të hyjë në portin e saj/Anija e ngarkuar ‘me eksplozivë për I'zraelin’ ankorohet në Porto Romano

Një anije e menaxhuar nga Gjermania, që dyshohet se mbarte eksploziv për në Izrael, thuhet se është ankoruar në Shqipëri.Batic Insight tha se kishte fotografuar Katherine 8,000 dwt (ndërtuar në vitin 2010) të ankoruar në terminalin e Porto Romanos në Durrës të enjten në mëngjes.Nuk ishte e qartë nëse anija po shkarkohej apo po mbushej me karburant.

 

Terminali është në pronësi të shtetit.

Read more ...


Tragjike: Humbin jetën në aksident prindërit e Alban Bushit

Prindërit e trajnerit të Kombëtares Shpresa, Alban Bushi, kanë humbur jetën në një aksident.  Nga aksidenti raportohet se shtetasit Ali dhe Bukurie Bushi kanë humbur jetën në vend. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Egnatia”, në aksin Veria-Selanik, pranë Kouloura Imathias.

 

Fugoni me targa PMX-8942 i drejtuar nga 47-vjeçari grek Marios Simitliotis është përplasur me automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa shqiptare AB 454 GF, që drejtohej nga 75-vjeçari shqiptar Ali Bushi.

Read more ...


Moti i keq godet Italinë/ Një 20-vjeçar vdes nga përmbytjet, pezullohet qarkullimi në disa zona

Fundjavë me mot të keq në të gjithë Italinë. Nga veriu në jug, Gadishulli është nën ujë, i goditur nga reshjet intensive që kanë pushtuar edhe Sicilinë, e cila ka qenë nën kontrollin e një thatësire të madhe për muaj të tërë. 

 

Mbi 80 milimetra shi ranë në Emilia-Romagna në 4 orë, duke përmbytur një pjesë të madhe të qytetit të Bolonjës dhe zonën përreth. Një djalë 20-vjeçar vdiq  në Pianoro. Ai po udhëtonte me vëllain e tij në një makinë të goditur nga një valë përmbytjeje.

Read more ...

XS
SM
MD
LG