500 lekë më shumë: Tallja e Ramës për kategorinë e pensionistëve votues
Indeksimi i pensioneve këtë tetor pritet të jetë shumë më i ulët krahasuar me vitet e kaluara. Ato do të rriten në masën 2.5%, po aq sa ka qenë rritja e përgjithshme e çmimeve në treg përgjatë vitit të fundit.
Polici trafikant Briken Tereziu rikthehet në detyrë në Rinas, vetëm një vit pas arrestimit të bujshëm
Një skandal i paprecedentë ka shpërthyer në radhët e Policisë së Shtetit, pasi efektivi Briken Tereziu, i arrestuar me bujë në qershor 2024 si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte persona drejt vendeve të BE-së, është rikthyer në të njëjtën detyrë në aeroportin e Rinasit, vetëm 14 muaj pas ndalimit.
Hetimet për policët e Rinasit kanë nisur pas arrestimit të shtetasit Eneo Sulejmani, i cili pak kohë më parë u kap me 1 kg kokainë rrugëve të Tiranës. Zbërthimi i celularit të tij ka nxjerrë zbuluar skemën e rryshfetit ku ishin të përfshirë edhe policët e Rinasit.
Trump po shqyrton mundësinë e dërgimit të ushtrisë private në Ukrainë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po diskuton opsionin për të dërguar kompani private ushtarake amerikane në Ukrainë. Sipas Telegraph, këto kompani mund të ndihmojnë në ndërtimin e fortifikimeve në zonat strategjike. Kjo kompani do të sigurojë interesat amerikane dhe parandalojë njëkohësisht shkeljen e armëpushimit nga Rusia.
Burime të afërta me administratën e Trump kanë bërë me dije se plani është ende në shqyrtim. Ky plan është pjesë e një strategjie më të gjerë që përfshin rindërtimin e forcave të armatosura të Ukrainës. Sipas burimeve, dërgimi i ushtrisë private do të shërbente si një zgjidhje e ndërmjetme për të qetësuar aleatët evropianë.
Neonazisti i njohur në Gjermani shpallet trans, kërkon të futet te burgu i grave
Në Gjermani ka shpërthyer një debat i zjarrtë pas vendimit të Marla-Svenja Liebich, një prej figurave më të njohura të skenës neonaziste, i cili në verën e vitit 2024 deklaroi ndërrimin e gjinisë nga mashkull në femër, vetëm pak muaj përpara se të hynte në burg.
Të premten, 29 gusht, 54-vjeçari do të shkojë në qelinë e burgut të Halle, por dilema e madhe është: në sektorin e grave apo atë të burrave? Liebich ka ndërtuar një karrierë 30-vjeçare në ekstremizmin e djathtë, si ish-lider i grupit Blood & Honor, shiste kaseta me muzikë neonaziste dhe bluza me slogane raciste, ishte aktivist kundër emigrantëve si dhe gjatë pandemisë, u bë figurë e njohur e lëvizjes antivaksinë.
Ushtria i.zraelite shkatërron kampin e të zhvendosurve në Gazën qendrore, lë qindra të pastrehë
Ushtria izraelite shkatërroi një kamp për palestinezë të zhvendosur në Deir al-Balah në Gazën qendrore të enjten, thanë burimet lokale dhe dëshmitarët për Anadolu.Tri sulme ajrore shënjestruan kampin e refugjatëve Al-Munasara, i cili strehon rreth 200 familje të zhvendosura pranë Kolegjit të Da'wa dhe afër Spitalit Al-Aksa, thanë burimet.
Dëshmitarët thanë se ushtria izraelite lëshoi një urdhër të menjëhershëm evakuimi për disa banorë të kampit përmes telefonatave, duke shkaktuar panik të përhapur midis familjeve të zhvendosura."Sulmet ajrore shkatërruan plotësisht tendat dhe sendet e familjeve të zhvendosura, të cilat nuk kishin kohë të zhvendosnin sendet e tyre", tha një dëshmitar okular.