Marrëveshja trilaterale pas "piruetës romantike" të Ramës ndaj Melonit/ Abu Dhabi, Meloni: E lumtur për partneritetin strategjik, do prodhohet energji e gjelbër në Shqipëri
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi se Italia është e lidhur në mënyrë tradicionale me Ballkanin Perëndimor dhe këtë e tregon edhe miqësia e saj me homologun shqiptar, Edi Rama. Në samitin ““Abu Dhabi Sustainability Week”, Meloni u shpreh e lumtur për marrëveshjen që do të firmoset për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë.
“E pranova me kënaqësi të madhe ftesën nga Sheikh Mohammed bin Zayed dhe qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe për t’u bashkuar me ju në këtë Samit sepse e konsideroj shumë të dobishëm dhe tejet të vlefshme për të shumëfishuar mundësitë për diskutim, për dialog mbi zgjidhjet më të mira që mund të vëmë në shërbim të një sfide kaq historike.