Sondazh: Shumica e gjermanëve duan që qeveria të ushtrojë më shumë presion mbi Izraelin për Gazën
Shumica e gjermanëve duan që qeveria e tyre të ushtrojë më shumë presion ndaj Izraelit për veprimet e tij në Rripin e Gazës, sipas një sondazhi të ri të publikuar të enjten mbrëma. Sondazhi “DeutschlandTrend”, i porositur nga transmetuesi publik ARD, zbuloi se 66 për qind e pjesëmarrësve janë pajtuar me deklaratën se “qeveria gjermane duhet të ushtrojë më shumë presion ndaj qeverisë izraelite për ta ndryshuar qëndrimin e saj ndaj Rripit të Gazës”. Vetëm 24 për qind e të anketuarve kanë qenë kundër këtij qëndrimi.