Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) konfirmojnë se viktimat civile në Gaza janë në nivele rekord. Të dhënat e klasifikuara nga inteligjenca ushtarake izraelite, të siguruara nga një investigim i gazetës britanike The Guardian së bashku me revistën palestineze “+972”, tregojnë se pesë nga gjashtë palestinezë të vrarë nga forcat izraelite në Gaza ishin civilë, një përqindje ekstreme që rrallë është arritur në dekadat e fundit të luftës. Në maj, 19 muaj pas fillimit të luftës, zyrtarët e inteligjencës izraelite kishin renditur 8 mijë e 900 luftëtarë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez si të vrarë ose “me gjasë të vrarë”, sipas investigimit.
83% e të v.rarëve në Gaza janë civilë
Mediat ukrainase: “Takim i neveritshëm. Lideri i botës së lirë i dorëzohet v.rasësit"
“I neveritshëm, i turpshëm dhe, në fund të fundit, i kotë”. Me këto fjalë e përshkruan takimin mes Donald Trump dhe Vladimir Putin gazeta ukrainase “Kyiv Independent”, në një editorial ku krahason pritjen me të gjitha nderet që presidenti amerikan i rezervoi homologut rus, që bie ndesh me pritjen poshtëruese që i bëri Volodymyr Zelenskyt në shkurt në Shtëpinë e Bardhë. “Trump nuk e mori dot atë që donte, po Putin? Ai sigurisht që po. Ai vetëm merr”, ka shruar gazeta në edicionin e saj online.
Jordania dhe Iraku e dënojnë ashpër vizionin ekspansionist “Izraeli i Madh”,si “kërcënim” për sovranitetin e tyre
Iraku dënoi ashpër deklaratat izraelite mbi të ashtuquajturin vizionin "Izrael i Madh", duke i përshkruar ato si një shprehje të qartë të ambicieve ekspansioniste që synojnë destabilizimin e rajonit. Ministria e Jashtme e Irakut tha se deklaratat përbëjnë një provokim të hapur kundër sovranitetit shtetëror dhe një shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së, duke bërë thirrje për një përgjigje të vendosur arabe dhe ndërkombëtare. Jordania dënoi komentet e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se ai është i lidhur me vizionin e “Izraelit të Madh”, duke i quajtur komentet një kërcënim për sovranitetin e saj.
Zelanda e Re: Ajo që po ndodh në Gaza është e tmerrshme dhe e papranueshme
Kryeministri i Zelandës së Re, Christopher Luxon tha se ajo që po ndodh në Gaza është "krejtësisht e tmerrshme dhe e papranueshme", transmeton Anadolu. Duke folur para gazetarëve në kryeqytetin Wellington, Luxon kritikoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke thënë se ai "e ka tepruar". "Mendoj se Netanyahu ka shkuar shumë larg. Ajo që po shohim brenda natës, sulmi ndaj qytetit të Gazës, është krejtësisht e tmerrshme dhe e papranueshme", tha ai. Luxon foli para mediave pas një dite të tensionuar në parlament, ku ligjvënësit debatuan planin e Zelandës së Re për të njohur shtetin palestinez.
“Liri për Palestinën”/ Nga Athina në Selanik, mijëra qytetarë protestojnë në 100 vende turistike në të gjithë Greqinë: Jepini fund genocidit!
Në një valë masive solidariteti në më shumë se 100 vende turistike në të gjithë Greqinë, qytetarë, organizata të pavarura dhe shoqata për të drejtat e njeriut kanë bashkuar zërat e protestës në përkrahje të popullit palestinez, duke dënuar gjenocidin e vazhdueshëm nga Izraeli në Rripin e Gazës. Që nga pasditja, protestuesit e parë u mblodhën jashtë Parlamentit grek në Athinë, ku vendosën foto të fëmijëve nga Palestina që janë vrarë ose plagosur rëndë nga bombardimet dhe konflikti i armatosur.