Gj.enocidi vazhdon/Çfarë ndodhi dje. S.ulmet i.zraelite vr.asin 43 palestinezë, kryesisht persona të zhvendosur dhe fëmijë, në Gaza
Të paktën 43 palestinezë, kryesisht persona të zhvendosur dhe fëmijë, u vranë në sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës të dielën, sipas burimeve mjekësore. Ekipet e mbrojtjes civile nxorën nga rrënojat trupat e 10 palestinezëve që u vranë në sulmet izraelite në të gjithë Gazën që nga e diela në mëngjes. Stafi mjekësor lokal i tha Anadolu-t se katër persona, përfshirë dy fëmijë, u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur avionët luftarakë izraelitë bombarduan tendat që strehonin familjet e zhvendosura në lagjen al-Rimal në qytetin perëndimor të Gazës.