Lidhje


Kompania Domino's Pizza shënon humbje prej 2,4 milionë dollarësh për shkak të bojkotit për Gazën

Kompania australiane e zinxhirit të picave, Domino's Pizza Enterprises regjistroi humbjen e parë vjetore në dekada, pasi bojkoti për shkak të Gazës shkaktoi mbyllje të restoranteve në gjithë Azinë. Kompania regjistroi humbje vjetore prej 3,7 milionë dollarësh australianë (2,4 milionë dollarë amerikan) në vitin financiar që përfundoi në qershor 2025, rënie e ndjeshme nga një fitim prej 62,5 milionë dollarësh në vitin e kaluar. Fitimi i kompanisë ra me 104 për qind nga viti i kaluar, sipas rezultateve financiare që firma publikoi dje. Gjithashtu aksionet e 'franchising' ranë me 23 për qind në dy ditë pasi publikoi fitimet.

Read more ...


Bllokohen autostradat në Tel Aviv – Po rritet zemërimi i i.zraelitëve që kërkojnë armëpushim

Izraelitët sot kanë nisur një ditë kombëtare proteste, duke bllokuar autostradat dhe duke djegur goma – e gjitha kjo për shkak se kërkojnë një marrëveshje për armëpushim në Gaza, që do të siguronte lirimin e të zënëve. Familjet e të zënëve dhe protestues të tjerë iu bashkuan protestës, duke e quajtur atë „Dita e luftës“. Forumi për të zënë dhe të zhdukur ka njoftuar se protesta filloi me vendosjen e flamujve të mëdhenj izraelitë para degës së ambasadës amerikane në Tel Aviv. Protestuesit ndaluan trafikun dhe dogjën goma në autostradën që kalon nëpër Tel Aviv. 

Read more ...


Al Jazeera: Nevojitet presion ndërkombëtar dhe veprim urgjent për të parandaluar heshtjen e Gazës

Televizioni Al Jazeera me seli në Katar bëri thirrje për ndërhyrje urgjente dhe presion nga komuniteti ndërkombëtar pas vrasjes së 5 gazetarëve nga Izraeli në Gaza, përfshirë një kameraman të Al Jazeera-s. Televizioni Al Jazeera bëri një deklaratë në lidhje me sulmin e ushtrisë izraelite në spitalin "Nasser" në Khan Younis, në jug të Gazës, i cili vrau 20 persona, përfshirë 5 gazetarë. "Presioni ndërkombëtar dhe veprimet urgjente janë të nevojshme për të parandaluar heshtjen e zërit të Gazës përmes shënjestrimit sistematik dhe vrasjes së gazetarëve para syve të botës", thuhet në deklaratë.

Read more ...


"Uria në çdo cep", pamjet nga brenda spitaleve të Gazës që po tmerrojnë botën

Në mungesë të aksesit të gazetarëve në Rripin e Gazës, një grup reporterësh ndërmori katër turne virtuale në spitalet dhe klinikat e zonës, duke dokumentuar gjendjen e mijëra fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja e rëndë akute. Pamjet dhe dëshmitë e mjekëve në terren të publikuara nga Haarez tregojnë një krizë të përmasave katastrofike, ku fëmijët dhe të rriturit po vdesin nga uria, mungesa e barnave dhe shpërbërja e sistemit shëndetësor. Në Spitalin Nasser në Khan Younis, Dr. Ahmed al-Farra tregon fëmijë të dobësuar në mënyrë ekstreme, me kockat që u duken, lëkurë të verdhë dhe flokë që u kanë rënë.

Read more ...


Pas kryediplomatit holandez, japin dorëheqje edhe ministra të tjerë për shkak të masave të bllokuara kundër I.zraelit

Pas dorëheqjes së ministrit holandez të Punëve të Jashtme, Caspar Veldkamp, për shkak se propozimet e tij për masa shtesë kundër Izraelit u bllokuan nga partnerët e koalicionit, partia politike NSC tërhoqi të gjithë ministrat dhe sekretarët e shtetit nga qeveria e përkohshme e vendit. Eddy van Hijum, kreu i NSC-së, njëherësh zv/kryeministër, tha se partia nuk mund të qëndrojë më në mënyrë të besueshme në qeveri. “Veprimet e qeverisë izraelite shkelin traktatet ndërkombëtare. Duhet të vihet një vijë”, tha van Hijum.

Read more ...

XS
SM
MD
LG