Ushtria i.zraelite v.ret 100 palestinezë në Gaza, përfshirë edhe ata që kërkonin ndihma
Të paktën 100 palestinezë u vranë, përfshirë shumë që kërkonin ndihmë ushqimore dhe qindra të tjerë u plagosën në sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës Një burim mjekësor për Anadolu tha se 17 persona, përfshirë dy fëmijë, u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në dy sulme në lagjen Shejaiya në qytetin lindor të Gazës. Tetë u vranë nga të shtënat izraelite ndërsa përpiqeshin të merrnin ndihmë humanitare në zonën Netzarim në Gazën qendrore, tha agjencia zyrtare e lajmeve "Wafa", duke cituar burime mjekësore.