Rebelët Houthi lënë “gjysmën e botës” pa internet, çaktivizojnë kabllot nënujore Evropë-Azi

Dëmi po shkakton ndërprerje të mëdha në komunikimet globale të internetit midis Evropës dhe Azisë, veçanërisht në vendet e Gjirit dhe Indi. Rebelët Houthi të Jemenit vijojnë të mbeten problematik në Detin e Kuq, aty ku ka nisur edhe një mision i Perëndimorëve për t’i penguar ata që të bllokojnë rrugën më të frekuentuar tregtare, që kalon përmes kanalit të Suezit. Së fundmi raportohet se Houthi-t kanë rrëzuar katër kabllo komunikimi nënujor midis Arabisë Saudite dhe Xhibutit. Kompanitë do të detyrohen të kërkojnë kompani të gatshme për të kryer punën e riparimit dhe ndoshta të paguajnë një premium të lartë rreziku.