Lidhje


Pamjet që vijnë nga spitali Al-Shifa tregojnë se Izraeli synon të shfarosë qëllimisht palestinezët

Pamjet që vijnë nga spitali Al-Shifa në Gaza dëshmojnë se Izraeli synon të shfarosë qëllimisht dhe sistematikisht popullin palestinez, tha Ministria e Jashtme e Turqisë të hënën. Në deklaratën e ministrisë, e publikuar pas tërheqjes së forcave izraelite nga spitali pas dy javësh, akuzohet ashpër Izraeli për krimet e luftës në enklavën e bllokuar palestineze."Krimet e kryera nga autoritetet izraelite gjatë gjashtë muajve të fundit janë ndër barbaritë më të mëdha në historinë njerëzore" . 

Read more ...


Demokratët në SHBA kërkojnë hetimin e Kushner për marrëdhëniet me Ramën dhe Vuçiçin

Emri i Ei Ramës dhe përpjekjet e tij për lobim pranë familjes Trump janë shfaqur në një tjetër media ndërkombëtare, që ka shqyrtuar konfiktet e brendëshme të politikës amerikane. Debati i ndikimit të politikanëve të huaj mbi familjet e politikanëve të SHBA është bërë edhe njëherë pjesë e debateve në komisionin e mbikqyrjes së kongresit. “Demokratët në SHBA do të “hakmerren” ndaj familjes Trump nëse sigurojnë fitoren në zgjedhjet presidenciale, duke kërkuar hetimin e Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit.

Read more ...


Belgjika do të vendosë sanksione ndaj kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor

Belgjika ka bërë të ditur se do të vendosë sanksione ndaj kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

 

 Gjatë vizitës së ministres belge të Punëve të Jashtme, Hadja Lahbib, në fshatin Mazra’ah Al Qibliyah në Bregun Perëndimor, ajo tha se Belgjika dënon vendbanimet dhe ka vendosur të sanksionojë kolonët e dhunshëm.

“Sipas ligjit ndërkombëtar, këto vendbanime janë të paligjshme”, theksoi Lahbib. Ministrja belge në Ramallah u takua gjithashtu me kryeministrin palestinez, Mohammed Shtayyeh dhe homologun e saj palestinez, Riyad al-Maliki.

Read more ...


A është ky fillimi i një delegjitimimi global për shtetin zionist?/Britania dënon vendimin e Izraelit për konfiskimin e 8 mijë dynymëve tokë palestineze

Britania e Madhe dënon vendimin e Izraelit për të konfiskuar 8 mijë dynymë tokë të Palestinës në rajonin e Luginës së Jordanit në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu.

 Në një deklaratë me shkrim nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme britanike thuhet se "Britania dënon fuqishëm vendimin e Izraelit për konfiskimin e më shumë se 8 mijë dynymëve tokë palestineze në Luginën e Jordanit".

"Ky është sekuestrimi më i madh i tokës që nga Marrëveshja e Oslos në vitin 1994", thuhet në deklaratën ku rikujtohet se Izraeli edhe më 29 shkurt shpalli planin e tij për të sekuestruar 2 mijë dynymë tokë

Read more ...


Dy vëllezër palestinezë në Suedi, të ardhurat e "Palestine Cola" ua dhurojnë palestinezëve

Dy vëllezër palestinezë që jetojnë në qytetin Malmö të Suedisë, filluan të prodhojnë pije të quajtur "Palestine Cola", me synimin që të ardhurat t'ua dhurojnë palestinezëve.

 Përderisa protestat masive po mbahen në mbarë botën për shkak të sulmeve të Izraelit në Gaza, shumë marka ndërkombëtare, përfshirë kompanitë e mëdha të pijeve si dhe kafeve dhe restoranteve po bojkotohen.Vëllezërit palestinezë Mohamed Hassoun dhe Ahmad Hassoun që jetojnë në Malmö të Suedisë, duke kuptuar zbrazëtinë në treg gjatë kësaj periudhe kur vazhdojnë bojkotet kundër prodhuesve dhe kompanive që mbështesin Izraelin, filluan të punojnë mbi një projekt me të cilin synojnë t'i dërgojnë të ardhurat nga shitjet e produktit deri te populli palestinez.

Read more ...

XS
SM
MD
LG