Dyshohet për xhelozi/Gjirokastër, 13-vjeçarja plagos me thikë 15-vjeçarin
	Një nxënës qëllohet me thikë nga një nxënëse. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në lagjen ‘18 Shtatori’ në Gjirokastër ku nxënësi A.T 15 vjeç ka ngelur i plagosur me thikë nga një 13-vjeçare nxënëse e shkollë 9-vjeçare ‘Koto Hoxhi’ në Gjirokastër. Sapo nxënësi është qëlluar, me mjetin prerës, është vënë re nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar policinë dhe përcjellë menjëherë në spital me makinë të rastit. Policia ka kapur vajzën adoleshente të cilën e ka shoqëruar në ambientet e policisë nga ku do të merret në pyetje në praninë e psikologut.
Tre ministre të Belgjikës mesazh grave të Gazës: "Bota është krenare për ju"
	SELEN VALENTE/ Tre ministre të Belgjikës shprehën solidaritetin e tyre me gratë në Gaza dhe ndanë mesazhin se duhet të sigurohet një armëpushim dhe qasje në ndihma humanitare. Në kabinetin e qeverisë federale në Belgjikë janë shtatë ministre. Tre prej tyre së fundmi kanë marrë iniciativa të përbashkëta për çështjen e Gazës, me rastin e marrjes së presidencës së radhës të Bashkimit Evropian (BE) nga Belgjika. 'Gjëja e rëndësishme është që grave të Gazës t'u jepet mesazhi 'mbahuni në jetë'-tha Gennez..
26 vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
	Lulzim Jashari, djali i komadantit legjendar Adem Jashari, tha se arma e shqiptarit u shkrep vetëm për lirinë.
Ai ushtarëve të FSK-së, u tha se armët e tyre janë vazhdimësi e armëve me të pastra në Ballkan dhe më gjerë, sepse ato nuk kanë gjuajtur në civilë.
“Armët tuaja, janë vazhdimësi e armëve më të pastra në Ballkan dhe më gjerë, armët e paraardhësve nuk u ndoten kurrë me gjakun e civilëve, ato shënjestruan vetëm uniformën e pushtuesve”, tha Jashari.
Katër mitet e Gjergj Kastriotit përgjatë historisë/NË VENDIN E GËNJESHTRËS, E VËRTETA ËSHTË NJË SËMUNDJE
	Katër mitet e Gjergj Kastriotit përgjatë historisë, përshtatur nevojave të kohës dhe për qefin e kallabllakut.
Gjergj Kastrioti është personazh historik, i mitizuar disa herë gjatë historisë në forma të ndryshme, sipas projeksioneve për tua përshtatur figurën e tij nevojave të kohës.
Dronët "Bayraktar" mbërrijnë në Shqipëri
	Autoritetet shqiptare kanë njoftuar se dronët turq "Bayraktar" TB2 kanë mbërritur në Shqipëri, transmeton Anadolu. Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, në rrjetet sociale ka njoftuar se dronët "Bayraktar", sipas tij të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri. "Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre (dronëve). Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes", ka shkruar Peleshi.