Më shumë se 100 të vrarë në turmën që po priste ndihmat humanitare në Gaza
	At Nikolla Xhufka mbështet protestën e organizuar nga disa shoqata kundër ilegjitimitetit gylenist
	Osmani: Kosova me Ukrainën deri në fitore
	Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se fitorja e Ukrainës në luftën kundër Rusisë do të jetë fitore edhe e Evropës. Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se fitorja e Ukrainës është fitore edhe ndaj atyre që duan ta destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe të rikthejnë mendësinë e dhunës e shkatërrimit. “Është fitore e lirisë. Prandaj Kosova do të qëndrojë me Ukrainën deri në fitore”, ka shkruar Osmani, e cila sot në Tiranë mori pjesë në samitin “Ukrainë – Evropa Juglindore”. Ajo tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina do të vjen bashkë me fitoren e saj në luftën ndaj Rusisë dhe se Kosova do të vazhdojë mbështetjen ndaj Ukrainës, kundër agresionit ushtarak rus.
Rebelët Houthi lënë “gjysmën e botës” pa internet, çaktivizojnë kabllot nënujore Evropë-Azi
	Dëmi po shkakton ndërprerje të mëdha në komunikimet globale të internetit midis Evropës dhe Azisë, veçanërisht në vendet e Gjirit dhe Indi. Rebelët Houthi të Jemenit vijojnë të mbeten problematik në Detin e Kuq, aty ku ka nisur edhe një mision i Perëndimorëve për t’i penguar ata që të bllokojnë rrugën më të frekuentuar tregtare, që kalon përmes kanalit të Suezit. Së fundmi raportohet se Houthi-t kanë rrëzuar katër kabllo komunikimi nënujor midis Arabisë Saudite dhe Xhibutit. Kompanitë do të detyrohen të kërkojnë kompani të gatshme për të kryer punën e riparimit dhe ndoshta të paguajnë një premium të lartë rreziku.
OKB: Sulmi izraelit në Rafah do të vendosë gozhdën e fundit në arkivolin e programeve tona të ndihmës
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se "Sulmi i Izraelit në Rafah nuk do të jetë vetëm i tmerrshëm për më shumë se një milion civilë palestinezë atje, por do të vendosë gozhdën e fundit në arkivolin e programeve tona të ndihmës", transmeton Anadolu.Duke folur në hapjen e Sesionit të 55-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Guterres tha se asgjë nuk do të arsyetonte sulmet e Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor 2023.