Tek cili lloj i terorrizmit bën pjesë ky akt terrori? /Kanada, gjykatësja vendos se vrasja e familjes muslimane ishte “akt terrorist”

Një gjykatëse kanadez ka vendosur se vrasja e katër anëtarëve të një familje muslimane në Ontario ishte një “akt terrorist”, transmeton Anadolu. Gjykatësja Renee Pomerance tha se vrasësi e drejtoi me dashje kamionin e tij drejt familjes Afzaal që ishin jashtë për shëtitje në mbrëmjen e 6 qershorit të vitit 2021. 46-vjeçari Salman Afzaal, gruaja e tij 44-vjeçare Madiha Salman, vajza 15-vjeçare Yumna dhe gjyshja e saj 74-vjeçare Talat Afzaal u vranë në sulm, ndërsa djali 9-vjeçar i çiftit u plagos rëndë, por mbijetoi.