Kryediplomatja e Afrikës së Jugut kërcënohet me jetë për shkak të rastit të denoncimit të izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Ministrja e Punëve të Jashtme e Afrikës së Jugut, Naledi Pandor, ka bërë të ditur se ajo ka marrë mesazhe kërcënuese që kur vendi i saj ngriti një çështje për gjenocid kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, transmeton Anadolu. Duke folur mbrëmë me gazetarët në Cape Town, Pandor tha se kishte folur me ministrin e Policisë Bheki Cele për këtë çështje.