Arabia Saudite kushtëzon marrëdhëniet diplomatike me Izraelin për një shtet të pavarur palestinez

Arabia Saudite i ka njoftuar Shtetet e Bashkuara se nuk do të ketë marrëdhënie diplomatike me Izraelin nëse nuk njihet një shtet i pavarur palestinez bazuar në kufijtë e vitit 1967, që përfshijnë Jeruzalemin Lindor dhe ndalohet “agresioni” izraelit në Rripin e Gazës, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme saudite të publikuar të mërkurën. Të martën, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby, tha se administrata e Presidentit Biden ka marrë reagime pozitive se Arabia Saudite dhe Izraeli janë të gatshëm të vazhdojnë diskutimet për normalizimin e marrëdhënieve.