Mbrojtësit e ligjit dalin shkelës të rrezikshëm të tij/Arrestimi i zyrtarëve të policisë, Lala zbulon detaje të reja mbi operacionin

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, detaje nga operacioni i Policisë së Shtetit, që çoi në arrestimin e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve policorë, të lidhur me një grup të strukturuar kriminal në zonat e Sarandës dhe Gjirokastrës. Lala tha se hetimet kanë zbuluar se trafikimi i kanabisit dhe pastrimi i parave përmes investimeve në pasuri të paluajtshme, kryesisht në jug të Shqipërisë, janë veprimtaritë kryesore të këtij grupi kriminal.