Lidhje


Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut: Palestinezët në Gaza përballen me një zgjedhje çnjerëzore midis v.dekjes nga uria ose v.rasjes ndërsa kërkojnë ushqim

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dënuar sistemin aktual të shpërndarjes së ndihmave që menaxhohet nga një fondacion i mbështetur nga SHBA dhe i kontrolluar nga Izraeli, duke e quajtur atë “kurth vdekjeje” dhe në shkelje të rregullave të paanshmërisë humanitare. Ndërsa Izraeli pretendon se ky sistem ndihmon në ndalimin e keqpërdorimit të ndihmave nga Hamasi, ky i fundit i mohon akuzat. 

Read more ...


Gaza: Sistemi shëndetësor në pikën e rrënimit, teksa s.ulmet intensifikohen më tej ndaj civilëve

Katër spitale kryesore në Gaza (Spitali Kamal Adwan, Spitali Indonezian, Spitali Hamad për Rehabilitim dhe Proteza, dhe Spitali Evropian i Gazës) janë detyruar të pezullojnë shërbimet mjekësore javën e kaluar për shkak të afërsisë së tyre me armiqësitë ose zonat e evakuimit, si dhe sulmet. OBSH-ja ka regjistruar 28 sulme ndaj kujdesit shëndetësor në Gaza gjatë kësaj periudhe dhe 697 sulme që nga tetori 2023. Nga 19 spitalet, 12 ofrojnë një sërë shërbimesh shëndetësore, ndërsa pjesa tjetër është në gjendje të ofrojë vetëm kujdes bazë emergjent.

Read more ...


Erdogan takon ministrin e jashtëm iranian, ja çfarë deklaroi presidenti turk

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur shqetësimin e tij për tensionet e fundit ndërmjet Iranit dhe Izraelit, duke theksuar se rifillimi i bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara është e vetmja mënyrë për të zgjidhur këtë konflikt dhe mosmarrëveshjen mbi programin bërthamor të Iranit. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një takimi me ministrin e jashtëm të Iranit, Abbas Araqchi, në Stamboll. Në fjalimin e tij, Erdogan shprehu gatishmërinë e Turqisë për të luajtur një rol lehtësues në rifillimin e bisedimeve bërthamore midis Teheranit dhe Uashingtonit. Ai vuri në dukje se negociatat mund të ofrojnë një mundësi për të ulur tensionet dhe për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme.

Read more ...


Turqia në OKB: I.zraeli të nënshkruajë Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore

I dërguari i Türkiye-s në OKB, Ahmet Yildiz, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë presion mbi Izraelin që të bashkohet me Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) dhe të pranojë verifikimin e plotë nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA), në dritën e sulmeve të fundit ndaj Iranit. “Türkiye dënon, me fjalët më të ashpra, sulmet e fundit të kryera nga Izraeli kundër Iranit,” tha Yildiz në një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për krizën në Iran, duke i cilësuar ato si “shkelje e qartë e Kartës së OKB-së.”

Read more ...

XS
SM
MD
LG