Shfrytëzimi i 5 vajzave shqiptare për prostitucion në Greqi, a është një model tjetër i "krenarisë kombëtare" apo një tjetërsim shpirtëror i ndodhur në terren të huaj?
Një rrjet prostitucioni u zbulua dje në Greqi, ku 7 të mitura shfrytëzoheshin nga tutorë për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të para. Mes vajzave, 5 ishin shqiptare. Informacione të rëndësishme për zbulimin e këtij rrjeti, u mblodhën nga vetë prindërit e tyre, të cilët përshkruan makthin që po jetonin fëmijët e tyre. Njëra nga nënat e vajzave deklaroi se një 25-vjeçare ishte në rolin e tutores, e cila jo vetëm i detyronte ato që të kryenin marrëdhënie në këmbim të parave, por edhe të konsumonin drogë.