Mediat serbe "qetësojnë" serbët, i pamundshëm bashkimi midis Shqipërisë dhe Kosovës/Cënon integritetin territorial dhe sovranitetin
Në një artikull të datës 13 dhjetor 2023, media on line e cila është mjet propagandistik i pakcave serbe në veri të Kosovës, ka shkruajtur rreth fenomenit të bashkimit midis Kosovës dhe Shqipërisë me nota sa ironike po aq edhe propagandistike. Në këtë artikull të saj i cili titullohet, Kush është më i interesuar për bashkim, shqiptarët në Kosovë apo Shqipëri?, theksohet pamundësia e afërt e manifestimit të një situate të tillë.