Në Kosovë pagesa vetëm me monedhën euro, Lista Serbe kundër
Lista Serbe e ka cilësuar si “dëbim të serbëve” nga zonat ku ata jetojnë në Kosovë, vendimin e Bankës Qendrore që vetëm valuta euro të përdoret për kryerjen e transaksioneve me para të gatshme. Sipas partisë kryesore të serbëve në Kosovë – që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ky vendim, që do të hyjë në fuqi më 1 shkurt, do të pamundësojë që serbët të përdorin dinarin serb në Kosovë, duke thënë se kjo është e barasvlershme me dëbimin e tyre “nga këto zona pa përdorimin e armëve”.