Lidhje


Izraeli nisi sulme ajrore në Gaza

Forcat izraelite të sigurisë njoftuan se nisën sulme ajrore në Gaza, ndërsa burimet konfirmojnë se një post vëzhgimi i Hamasit ishte në shënjestër.

 

"Aktualisht jemi duke goditur në Gaza", tha ushtria izraelite në një deklaratë në rrjetet sociale, pa dhënë detaje të mëtejshme.

 

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA tha se një palestinez u plagos në një sulm ajror të avionëve izraelitë në një postë në qytet.

 

Gazeta Times of Israel tha se bombardimi erdhi pasi "pajisjet ndezëse me balona" të fluturuara mbi kufi nga palestinezët shkaktuan tre zjarre në Izraelin jugor.

 

Burimi: AA


Bajram Begaj në Asamblenë e OKB-së: Njiheni pavarësinë e Kosovës

“Rindërtimi i besimit dhe rindezja e solidaritetit global: Përshpejtimi i veprimit mbi Agjendën 2030 dhe Objektivat e saj të Zhvillimit të Qëndrueshëm drejt paqes, përparimit të prosperitetit dhe stabilitetit për të gjithë”.

Kombet e Bashkuara, Nju Jork - 21 shtator 2023

Jam i nderuar të flas sot përpara jush dhe të shpreh vlerësimin tim të thellë për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kjo asamble shërben si një platformë unike për bashkëpunim global dhe ofron shpresë për një botë më të mirë.

Read more ...


Masakra e Bradasheshit, Dumani zbulon bashkëpunëtorin më të ngushtë, jep dhe emrin e të vëllait

 

Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë, i cili po bashkëpunon me SPAK për zbardhjen e disa prej ngjarjeve më të rënda kriminale, së fundmi ka rrëfyer një tjetër detaj mbi atë që njihet si masakra e Bradasheshit.

 

Sipas raportimeve, përballë hetuesve të BKH-së, Dumani ka pohuar se në atentatin e trefishtë në Bradashesh, ku u ekzekutua Indrit Alibej dhe Arben Dylgjeri, vëllai dhe xhaxhai i Erjon Alibejt dhe një shtetas turk ka qenë i përfshirë edhe vëllai i tij, Dashamir Dumani.  

Read more ...


Erdoğan: Vetëm presidentët e Rusisë dhe Ukrainës mund të vendosin se kur do të përfundojë lufta

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se nuk do të ishte e mundur të flitet për një plan kohor se sa do të zgjasë lufta në Ukrainë dhe kur do të përfundojë ajo dhe se “vetëm dy liderët mund të thonë se sa do të zgjasë lufta”.

 

Erdoğan në New York ku shkoi për Asamblenë e 78-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), iu përgjigj pyetjeve në lidhje me axhendën si i ftuar i kanalit amerikan PBS.

Read more ...


Palestina e kënaqur me deklaratën e presidentit amerikan Biden për “zgjidhjen me dy shtete”

Autoriteti Palestinez u shpreh i kënaqur me deklaratën e presidentit amerikan Joe Biden se “zgjidhja me dy shtete” është procesi i duhur.

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Jashtme palestineze, janë bërë vlerësime në lidhje me intervistën që Biden ka dhënë për televizionin CNN.

“Presidenti amerikan e ka goditur qeverinë e Benjamin Netanyahut në Izrael me një shuplakë të paprecedentë”, thuhet në deklaratë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG