Rritet në mbi 22.400 numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Gaza
Të paktën 22.438 palestinezë janë vrarë dhe 57.614 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, thanë sot autoritetet shëndetësore të enklavës.
“Fëmijët dhe gratë përbëjnë 70 për qind të viktimave”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Ashraf al-Qudra në një deklaratë.