Lidhje


Siria dhe Arabia Saudite gati të nënshkruajnë marrëveshje me vlerë 6,4 miliardë dollarë

Siria dhe Arabia Saudite nisën forumin e tyre të parë të përbashkët të investimeve në Damask, me dhjetëra marrëveshje me vlerë 6,4 miliardë dollarë që pritet të nënshkruhen për të forcuar lidhjet ekonomike midis dy vendeve.  I mbajtur në Pallatin Presidencial në Damask, forumi u hap në prani të presidentit sirian, Ahmad al-Sharaa, dhe një delegacioni të nivelit të lartë saudit të udhëhequr nga ministri i Investimeve, Khalid Al-Falih. Duke folur në këtë aktivitet, Al-Falih tha se të dy palët do të nënshkruajnë 47 marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi me vlerë 24 miliardë rialë sauditë (rreth 6,4 miliardë dollarë).

Read more ...


Kryeministrja italiane: Situata në Gaza dramatike, ushtria nuk mund të justifikojë sulmet ndaj civilëve

“Të gjithë jemi të angazhuar për të siguruar që armiqësitë të ndalen dhe që të rifillojë një proces serioz drejt zgjidhjes me dy shtete”. Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e ka përshkruar situatën në Rripin e Gazës si “dramatike,” si dhe ka theksuar se “asnjë veprim ushtarak nuk mund të justifikojë sulmet ndaj civilëve” dhe inkurajoi përpjekjet e reja drejt paqes. “Të gjithë jemi të angazhuar për të siguruar që armiqësitë të ndalen dhe që të rifillojë një proces serioz drejt zgjidhjes me dy shtete”, tha Meloni gjatë një konference për media në Romë me presidentin algjerian, Abdelmadjid Tebboune.

Read more ...


UNRWA: I. zraeli po i lë civilët në Gaza të uritur, përfshirë 1 milion fëmijë

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) përsëri ka akuzuar autoritetet izraelite se po e përdorin urinë si armë lufte kundër popullsisë civile të Gazës. UNRWA në platformën sociale X tha se “autoritetet izraelite po i lënë civilët të uritur në Gaza dhe midis tyre janë 1 milion fëmijë". Ajo përsëriti thirrjen e saj urgjente për heqjen e rrethimit të vazhdueshëm të Izraelit, duke theksuar, "Hiqeni rrethimin. Lejoni UNRWA-në të sjellë ushqim dhe ilaçe".

Read more ...


Presidenti Erdoğan: Turqia nuk do ta lejojë asnjëherë copëtimin e Sirisë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, akuzoi sot Izraelin se po përdor popullsinë druze të Sirisë si pretekst për agresion, duke u zotuar se Turqia nuk do të lejojë kurrë copëtimin e Sirisë. “Ne nuk dhamë pëlqimin për copëtimin e Sirisë dje dhe sigurisht nuk do të japim pëlqimin as sot dhe as nesër”, tha Erdoğan pas një takimi të kabinetit në kryeqytetin turk, Ankara. “Izraeli ka përdorur druzët si justifikim për ta zhvendosur banditizmin e tij në Sirinë fqinje për dy ditët e fundit”, tha Erdoğan. Ata që mbështeten te Izraeli herët a vonë do ta kuptojnë se kanë bërë një gabim të madh në llogaritje, paralajmëroi udhëheqësi turk.

Read more ...


Trump i kërkon Zelensky-t të g.odasë Moskën dhe Shën Petersburgun, SHBA jep OK për raketat ATACMS

Donald Trump e ka inkurajuar privatisht Ukrainën të shtojë sulmet më thellë në territorin rus. Presidenti amerikan madje e ka pyetur Volodymyr Zelenskyn nëse ushtria e tij mund të godasë Moskën nëse SHBA-të do t’i siguronte armë me rreze të gjatë veprimi. Kështu raporton Financial Times duke nënvizuar se vendosmëria e Trump për të rritur presionin mbi Vladimir Putin u shpreh javën e kaluar në një bisedë që pati me Presidentin ukrainas. "Volodymyr, a mund ta godasësh Moskën? A mund ta godasësh Shën Petersburgun?", e ka pyetur Trump gjatë telefonatës, sipas burimeve.

Read more ...

XS
SM
MD
LG