Lidhje


Anija e 14-të me ndihma nga Turqia për Gazën mbërrin në portin egjiptian

Ambasada e Türkiyes në Kajro njoftoi se "Anija e 14-të e Mirësisë" që u nis nga porti Mersin dhe që transporton ndihma për Gazën ka mbërritur në portin El-Arish të Egjiptit, transmeton Anadolu. Ambasada bëri një deklaratë me shkrim lidhur me ndihmat e dërguara nga Türkiye duk vënë në dukje se aktivitetet e ndihmës humanitare ndaj Gazës kanë marrë vrull të madh pas njoftimit të armëpushimit. Më tej thuhet se në portin El-Arish të Egjiptit ka mbërritur "Anija e 14-të e Mirësisë" e emërtuar "Akdeniz" e dërguar nga Türkiye në kuadër të punimeve të ndihmës humanitare.

Read more ...


Trump takon të parin Netanyahun, takimi është lënë më 4 shkurt

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 4 shkurt, njoftoi Kryeministria e Izraelit, transmeton Anadolu. Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Zyra e Shtypit e Kryeministrisë thuhet se Trump e ka ftuar Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë. Në deklaratë thuhet se Netanyahu është lideri i parë i huaj që Trump e ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë pasi mori presidencën për herë të dytë. Sipas mediave izraelite, në takimin mes Trumpit dhe Netanyahut pritet të diskutohen çështjet rajonale, veçanërisht armëpushimi në Gaza.

Read more ...


Sllovenia kundërshton dëbimin e detyruar të popullit palestinez

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon tha se palestinezët kanë të drejtë të kenë territoret e tyre dhe potencoi se kundërshtojnë dëbimin e detyruar të popullit palestinez, transmeton Anadolu. Duke folur me gazetarët përpara Takimit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel, Fajon tha se ata e shohin thirrjen e presidentit amerikan Donald Trump për të dëbuar palestinezët nga tokat e tyre si "plotësisht të papranueshme".  Fajon theksoi se vendi i saj e njeh Palestinën si shtet të pavarur. "Ne kundërshtojmë dëbimin e detyruar të popullit palestinez. Palestinezët kanë të drejtë të kenë territoret e tyre", tha ajo.

Read more ...


Rama shpall krijimin e shtetit bektashi: Pa polici, pa ushtri dhe pa taksa

Kryeministri Edi Rama ka shpallur shtetin bektashi, ndërsa mbante fjalën në ceremoninë e 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri. Rama njoftoi sot se shteti i ri Bektashi në Tiranë do të jetë pa polici, pa ushtri, pa taksa. Ai tha se do të jetë një shtet shpirtëror, që e pret çdo vizitor, me devizën ne s’jemi këtu për të ndarë, ne jemi këtu për të bashkuar. “Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve mund të transformohet në një realitet shqiptar, ndërkombëtarisht tërheqës, ku njerëzit e çdo feje dhe kombësie, ndër plot nga ata që vijnë dhe do vijnë në Shqipëri, të mund të hyjnë në portën e hapur të një shteti simbolik, pa mure, pa polici, pa ushtri, pa taksa, apo atribute të tjera, por një seli. 

Read more ...


Trump propozon zhvendosjen e palestinezëve jashtë Gazës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka propozuar zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza në vendet fqinje në Egjipt dhe Jordani, një propozim i pazakontë që u kundërshtua nga ish-administrata e Joe Bidenit, transmeton Anadolu. Dje, duke folur me gazetarët para nisjes së tij nga Los Angeles për në Miami, Trump tha se ai e ngriti këtë çështje gjatë një bisede telefonike me Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe se ai sot mund të flasë edhe me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi. “I thashë aitj (mbretit të Jordanisë) se do të doja që ju të merrnit më shumë, sepse po shikoj të gjithë Rripin e Gazës tani dhe është një rrëmujë, është një rrëmujë e vërtetë”, tha Trump, duke shtuar se “do të doja që ai (mbreti i Jordanisë) t’i marrë njerëzit”.

Read more ...

XS
SM
MD
LG