Teherani thahet për ujë pas bombave amerikane, qeveria shpall 1 javë pushim që populli të largohet
Ekspertët paralajmërojnë se pjesa më e madhe e Teheranit, kryeqytetit të Iranit, mund të mbetet pa ujë brenda disa javësh. Vendi po përballet me një krizë serioze uji, pasi rezervuarët kryesorë po zbrazen me shpejtësi. Autoritetet po përpiqen të kufizojnë konsumin, ndërsa qytetarët po kursejnë me dëshpërim ujë për të shmangur katastrofën."Nëse nuk marrim vendime urgjente sot, do të përballemi me pasoja që nuk do të jenë më të mundura të korrigjohen", paralajmëroi Presidenti Masoud Pezeshkian në një seancë qeveritare të hënën.