Lidhje


E bujshme për vendet e Gjirit, India ndihmon Mo.sadin i.zraelit në mbikqyrjen kompjuterike

Gjatë dy dekadave të fundit, India ka dominuar industrinë e softuerëve. Si rezultat, vendet e Gjirit Persik dhe Irani janë mbështetur shumë në softuerët dhe programuesit indianë. Pas një infiltrimi të Mossadit në Iran dhe hetimeve të mëvonshme me Kinën dhe Rusinë, u zbulua se programuesit indianë kishin qenë në kontakt me Indinë nëpërmjet Starlink të Elon Musk. Arrestimet dhe marrjet në pyetje zbuluan një të vërtetë tronditëse: Shumica e softuerëve indianë në Iran janë në fakt izraelitë, të integruar me një dalje të dhënash që transmetojnë të dhënat në kohë reale në Izrael.

Read more ...


Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide...

Turqia ka kërkuar zyrtarisht nga Shqipëria të mos avancojë me idenë e krijimit të një shteti bektashi.  Kjo kërkesë erdhi përmes kreut të Komisionit të Jashtëm të Turqisë, Fuat Oktay, i cili ndodhet në një vizitë në Tiranë.  Ankaraja i kërkoi zyrtarisht qeverisë shqiptare të mos avancojë me krijimin e një shteti bektashi dhe po ashtu të stopojë iniciativën e prezantuar nga kryeministri Rama për një republikë fetare brenda shtetit shqiptar.  Kjo kërkesë i është përcjellë palës shqiprtare nga kreu i Komisionit të Jashtëm të Turqisë me Fuat Oktay, i cili këtë të hënë nisi  një seri takimesh në Tiranë në krye të një delegacioni ligjvënësish turq. 

Read more ...


MSF-ja: Skema i.zraelito-amerikane për ndarjen e ushqimit në Gaza një kurth, “duhet të çmontohet”

Organizata Mjekët pa Kufij (MSF) deklaroi të premten se skema e ndarjes së ushqimit në Gaza nga Izraeli dhe ShBA-ja është një “masakër e maskuar si ndihmë humanitare” dhe duhet të çmontohet menjëherë. Organizata e dënoi këtë mekanizëm njëmujor si një operacion qëllimisht çnjerëzor që i detyron civilët të rrezikojnë jetën për të siguruar ushqim. “Me mbi 500 persona të vrarë dhe gati 4.000 të plagosur gjatë përpjekjeve për të siguruar ushqim, kjo skemë është një masakër e maskuar si ndihmë humanitare dhe duhet të çmontohet menjëherë,” thuhet në deklaratën e MSF-së.

Read more ...


Sllovenia ultimatum BE-së që të veprojë për Gazën, ndryshe do të veprojë e pavarur

Nëse Bashkimi Evropian nuk ndërmerr masa konkrete për të zgjidhur krizën humanitare në Gaza brenda dy javëve të ardhshme, ne, së bashku me vende të tjera me të njëjtin mendim, do të ndërmarrim masa për të ushtruar presion të vërtetë ndaj Izraelit, deklaroi kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob. Golob, në margjinat e samitit të djeshëm të liderëve të BE-së në Bruksel, shprehu gatishmërinë për të vepruar në një afat të shkurtër dhe theksoi se prej kohësh BE-ja nuk mund të "predikojë" më për sundimin e ligjit për shkak të përgjigjes së papërshtatshme ndaj krimeve që po ndodhin në Gazë.

Read more ...


Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez kritikoi ashpër BE-në për mospezullimin e marrëveshjes tregtare me I.zraelin për shkak të agresionit të tij ndaj Gazas

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez të enjten kritikoi ashpër BE-në për mospezullimin e marrëveshjes tregtare me Izraelin për shkak të sulmit të tij në Gaza. "Nuk ka absolutisht asnjë kuptim që ne kemi miratuar 18 paketa sanksionesh ndaj Rusisë për agresionin e saj kundër Ukrainës dhe Evropës, por, me standarde të dyfishta, nuk kemi qenë në gjendje as të pezullojmë Marrëveshjen e Asociimit me Izraelin kur ata po shkelin në mënyrë flagrante Nenin 2 për sa i përket të drejtave të njeriut", tha ai përpara takimit të Këshillit të BE-së në Bruksel.

Read more ...

XS
SM
MD
LG