Netanyahu në Budapest, Hungaria njofton largimin nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës

Hungaria ka vendosur që vendi të tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), tha qeveria të enjten, menjëherë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbërriti në vend për një vizitë shtetërore.
Injoroi urdhër-arrestin për Netanjahun, GJNP kritikon vendimin e Hungarisë

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka kritikuar vendimin e Hungarisë për të kundërshtuar urdhrin e saj të arrestit për kryeministrin izraelit Netanyahu për krime lufte në Gaza. Hungaria mund të tërhiqet nga GJNP (ICC) këtë javë pasi kryeministri izraelit pritet të nis një vizitë katër-ditore të enjten.
Zëdhënësi i gjykatës, Fadi El Abdallah, tha se nuk u takon palëve në ICC “të përcaktojnë në mënyrë të njëanshme drejtësinë e vendimeve ligjore të Gjykatës”. Shtetet pjesëmarrëse kanë detyrimin të zbatojnë vendimet e gjykatës, shtoi El Ebdallah.
GJKKO urdhëron SPAK: Regjistroni kallëzim penal ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

Një tjetër kandidate për deputete e Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama futet nën hetim nga SPAK. Kjo për shkak se Gjykata e Posaçme ka marrë vendim duke urdhëruar Prokurorinë e Posaçme të regjistrojë procedimin penal ndaj deputetes Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi.
Ishte eurodeputeti Fredi Beleri që bëri kallëzim ndaj tyre në SPAK për çështjen e tjetërsimit të pronave në Himarë. Në momentin që SPAK mbylli hetimet për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro dhe bashkë me disa të tjerë e dërgoi në gjyq, u lanë mënjanë Xhaçka dhe bashkëshorti i saj. Ndaj Beleri bëri një kallëzim të ri ku kërkonte shfuqizimin e vendimit të SPAK me të cilin njoftohej mosfillimi i procedimit penal “ndaj shtetasve të kallëzuar Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi”.
Ndeshje e shitur?!/Fillojnë hetimet ndaj lojtarit serb të Leganesit, i cili dyshohet se lëshoi dy gola në fitoren e Real Madridit

Duket se lojtari serb, Matija Nastasic ka tradhtuar të gjithë bashkëlojtarët te Leganes në përballjen me Real Madridin. Los Blancos ishin nikoqir të kundërshtarit nga La Liga, por që mbrojtësi serb ka bërë disa lëshime dhe La Liga ka filluar hetimet për dy situata.
Fillimisht, Nastasic lejon Jude Bellinghamin të shënojë në minutën e 47-të, ndërsa Leganes ishte duke fituar. Për të mos mjaftuar kjo, në minutën e 76-të, lojtari krijon hapësirtë për Kylian Mbappen që të shënojë nga gjuajtja e lirë për rezultatin final 3-2.
Studentja shqiptare gjendet dyshohet se është vrarë nga i dashuri filipinas, trupi i saj ishte në një valixhe në pyll

Ilaria Sula, studentja 22-vjeçare shqiptare, e cila rezultonte e humbur që prej 25 marsit, është gjetur e vdekur. Mëngjesin e sotëm në të gdhirë trupi i studentes u gjet në një zonë të pyllëzuar në fund të një përroske pranë bashkisë së Polit, brenda një valixheje. Hetimet e Policisë së Shtetit, të Romës dhe komisariatit të policisë San Lorenzo janë fokusuar në historinë e dashurisë që ajo sapo kishte përfunduar me një djalë filipinas.
I riu, sipas asaj që mësohet, ka treguar se për herë të fundit janë takuar në një parking, në via Homs. Por hetuesit kanë dyshime dhe shtetasi filipinas mund të arrestohet në orët në vijim.