Pse Sllovenia është i vetmi vend i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me I.zraelin?
Sllovenia është bërë vendi i parë dhe i vetëm në Bashkimin Evropian që ka ndaluar plotësisht eksportin, importin dhe tranzitin e armëve me Izraelin, në një vendim të qartë politik që synon të rrisë presionin ndërkombëtar për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
Ky vendim, i shpallur nga qeveria sllovene të enjten, u justifikua me shqetësimet në rritje për situatën humanitare në Gaza dhe me dështimin e BE-së për të vepruar në mënyrë të bashkuar. Në një deklaratë zyrtare, Lubjana theksoi se masa është në radhë të parë simbolike, pasi që nga tetori 2023 nuk ka lëshuar leje eksporti për pajisje ushtarake drejt Izraelit.