E vërteta e videos që u bë virale në "Tik Tok"
Mediat sociale, veçanërisht Tik Tok, kanë publikuar masivisht këtë fundjavë pamjet e një ngjarje të pabesueshme ku shihet sesi një delfinë vret trajneren e vet, Jessica Radcliffe, gjatë një shfaqjeje të drejtpërdrejtë për publikun.
Njerëzit pohuan gjithashtu se aksidenti ishte filmuar në kamera. Por nuk ka asgjë të vërtetë në këtë.Verifikimi i fakteve tregon se Radcliffe është një personazh krejtësisht imagjinar. Nuk ekzistojnë raporte policie, deklarata të parkut detar apo pamje të besueshme për të mbështetur këtë pohim.