Koreja e Jugut bëhet një komb "super i moshuar" me 20 për qind të popullatës mbi 65 vjeç

Koreja e Jugut u është bashkuar zyrtarisht kombeve "super të moshuara" pasi 20 për qind e popullsisë së saj ka tejkaluar moshën 65 vjeçare, transmeton Anadolu. Siç njoftoi Ministria e Brendshme e Koresë së Jugut, gratë kryesojnë listën e popullatës më të moshuar.
Numri i njerëzve më të moshuar se 65 vjeç është 10,24 milionë nga popullsia totale e vendit prej 51,22 milionë banorësh, treguan të dhënat e ministrisë. Sipas OKB-së, çdo vend me më shumë se 7 për qind të popullsisë mbi 65 vjeç është një shoqëri në plakje, ata me mbi 14 për qind janë një shoqëri e moshuar, ndërsa ata me më shumë se 20 për qind janë një shoqëri super e moshuar.