Lidhje


MPJ-ja turke dënon fuqishëm bastisjen e xhamisë Al-Aksa nga ministri e.kstremist i.zraelit, Itamar Ben-Gvir

Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes ka dënuar fuqishëm bastisjen që ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, ka kryer ndaj xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.

 

"Dënojmë fuqishëm bastisjen që ministri izraelit (Ben-Gvir) kreu në xhaminë Al-Aksa nën mbrojtjen e forcave të sigurisë. Përveç gjenocidit që vazhdon në Gaza, provokimet e zyrtarëve izraelitë që synojnë ndryshimin e 'status quo'-s historike në Al-Aksa përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin në rajon", thuhet në reagimin e ministrisë turke.

Read more ...


S.kandali në spitalin “Shefqet Ndroqi”/ I mori 8 mln lekë pacientes me Covid, d.ënohet Tire Alldervishi

Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin për skandalin e Tire Alldervishit togat e zeza kanë vendosur pafajësi për të dyshuarat e tjera, përveç Tire Alldervishi. Tire Alldervishi u dënua me 22 muaj shërbim prove, pasi i mori 8 mln lekë pacientes me Covid në këmbim të shërbimit.

 

Skandali “Tire” u publikua për herë të parë në një emision investigativ dhe nëpërmjet video-përgjimeve u zbulua se ajo duke u prezantuar si infermiere familjareve të pacientëve që ishin të shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi, duke u marrë para në kërkim të shërbimit.

Read more ...


Ekspertët: Përkeqësohet situata në Sahel pas tërheqjes së trupave amerikane

Në muajin shtator, ushtria amerikane përfundoi tërheqjen e trupave të saj nga Nigeri, ku kishte dy baza që ndihmuan vendet partnere në luftën kundër terrorizmit në Sahel. Në vitin 2023 pjesëtarët e ushtrisë së Nigerit organizuan një grusht shteti. Duke cituar ushtrinë amerikane, korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carla Babb, njofton se tërheqja e trupave ka patur ndikim të madh në përpjekjet kundër terrorizmit në rajon. Pas largimit të ushtrisë amerikane nga Nigeri, zyrtarët e mbrojtjes thonë se prania e tyre në Afrikën Perëndimore ka rënë në më pak se 300 trupa nga rreth 1000 që kishte më parë.

Read more ...


Katolikët në Halep festojnë Krishtlindjet në frymën e harmonisë dhe shpresës për një të ardhme më të mirë

Katolikët në qytetin sirian po festojnë Krishtlindjet e para pas rënies së regjimit të Partisë Baath dhe familjes Asad, raporton Anadolu. Duke shijuar stabilitetin dhe paqen e përtërirë nën kontrollin e grupeve që rrëzuan regjimin e mëparshëm, besimtarët e qytetit sirian përqafuan festën në unitet dhe me shpresë.

 

Kisha Katolike, e përgatitur për këtë festë, shfaqi një pemë të Krishtlindjes me ndriçim të ndezur dhe dekorime festive, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse. Qindra besimtarë nga të gjitha grup-moshat mbushën kishën, duke u bashkuar për të shprehur dëshirat e tyre për paqe dhe harmoni.

Read more ...


F.atkeqësi kombëtare!/Viti 2025: 41.9% e të rinjve objektiv të ikin nga Shqipëria

Sondazhi i fundvitit i DataCentrum-Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët lidhur me objektiva të ndryshëm lidhur me vitin 2025. Një ndër objektivat për të cilin janë pyetur qytetarët ka qenë të ikin nga Shqipëria. Diferencat demografike më të mëdha në këtë objektiv shihen tek grupmoshat.

Të pyetur “Çfarë objektivash i keni vënë vetes për vitin 2025 – Të iki nga Shqipëria/ Llotaria Amerikane”, 24.5% e qytetarëve të pyetur janë përgjigjur se e kanë si objektiv, ndërkohë që 72.5% e tyre tregojnë se nuk e kanë si objektiv.

Read more ...

XS
SM
MD
LG