Lidhje


K.onflikt i sponsorizuar nga T.el Avivi?!/Autoriteti Palestinez s.ulmon antarët e rezistencës palestineze në kampin e madh të refugjatëve në Xhenin

Për më shumë se një javë, kampi i madh i refugjatëve në Xhenin në Bregun Perëndimor të pushtuar ka bërë jehonë, me zhurmën e të shtënave të forta - me snajperë të maskuar në majë të çatisë dhe shpërthime të mbytura brenda rrugicave të tij. Por përplasjet e armatosura nuk kanë të bëjnë me ushtrinë izraelite, e cila ka nisur bastisje të panumërta në vitet e fundit kundër atyre që i quan terroristë në kamp, ​​një bastion i rezistencës ndaj pushtimit izraelit. Kjo luftë është mes palestinezëve: forcat e sigurisë së Autoritetit Palestinez dhe grupeve të rreshtuara me Hamasin, të cilët thonë se AP-ja i është shitur Izraelit.  Duhet theksuar se autoriteti palestinez AP po furnizohet me armë për të luftuar ndaj kryengritësce të rezistencës palestineze.

Read more ...


L.ufta e Tretë Botërore tashmë është duke u zhvilluar – në Ukrainë

Në javët e para të luftës në Ukrainë, nëse ecje përgjatë vijës së frontit, mund të dëgjoje thirrje në gjuhën ukrainase dhe ruse, ndoshta të përziera me zëra të gjuhëve rajonale si burjate dhe çeçene.

 

Sot, ushtarët në të dyja anët e konfliktit komunikojnë në spanjisht, nepalisht, hindi, somalisht, serbisht dhe koreanisht. Gjuhët e huaja në llogore janë vetëm një nga shenjat se konflikti po merr përmasa gjithnjë e më ndërkombëtare, shkruan politico.

Read more ...


Ministri i.zraelit bën thirrje për “marrëveshje gjithëpërfshirëse” me H.amasin për t’i dhënë fund l.uftës në Gaza

Ministri izraelit i Bashkëpunimit Rajonal, David Amsalem, ka bërë thirrje për një “marrëveshje gjithëpërfshirëse” të shkëmbimit të pengjeve me Hamasin që mund t’i hapë rrugën fundit të luftës në Gaza, transmeton Anadolu.

 

“Ne duhet të kishim kërkuar një marrëveshje të vetme, gjithëpërfshirëse që nga fillimi”, tha Amsalem për transmetuesin publik izraelit ‘KAN’. Amsalem tha se një marrëveshje e tillë mund t’i mundësojë Izraelit t’i japë fund luftës së vazhdueshme në Gaza, duke ruajtur kontrollin operativ mbi enklavën palestineze, të ngjashme me qasjen në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Read more ...


I.zraeli s.ulmon sirianët që p.rotestuan p.ushtimin e fshatrave në Dera

Ushtarët izraelitë hapën zjarr me fishekë mbi sirianët që po protestonin në provincën jugperëndimore të Deraës, disa orë pas ofensivës ushtarake të Izraelit dhe pushtimit të dy fshatrave të premten, duke plagosur një person.

 

Më herët të premten, forcat izraelite pushtuan dy fshatra, Jamlah dhe Maaraba, në Rajonin e Yarmouk në provincën e Deraës, ndërsa pushtimi i territoreve siriane vazhdon të zgjerohet pas rënies së regjimit të Partisë Baath.

Read more ...


I.zraeli pushton territore edhe në qytetin Daraa të Sirisë

Izraeli pushtoi dy fshatra në pellgun Yarmouk në qytetin Daraa të Sirisë ku u rrëzua regjimi i partisë Baath, raporton Anadolu. Izraeli ka zgjeruar pushtimin e tij në territoret e Sirisë që nga dita e rrëzimit të regjimit.

 

Ushtria izraelite pushtoi fshatrat Jamla dhe Maaraba në pellgun Yarmouk të qytetit jugor Daraa. Banorët e rajonit protestuan kundër pushtimit të territorit të vendit nga Izraeli. Turmat erdhën në demonstrata me flamujt e rinj të Sirisë dhe brohoritën "Shporru Izrael".

Read more ...

XS
SM
MD
LG