T.error dhe Pabesi/Washingtoni i dha I.zraelit koordinatat për të shpëtuar familjen e një amerikani në Gaza. Por I.zraeli në vend ti shpëtonte i b.ombardoi pamëshirë

Ishte mesdita e 14 tetorit kur Ajman Alsajed mori telefonatën. Ishte vëllai i tij, Diaa, në telefon nga qyteti i Gazës, shtatë orë përpara vendit ku ndodhej Ajman, në SHBA. Diaa nuk kishte pësuar gjë, por kishte pasur një sulm ajror në shtëpinë e tyre familjare në Xhebelia. Disa nga të dashurit e tyre ishin vrarë, përfshirë nënën e tyre, Zahia. Të tjerët kishin mbijetuar - dhe tani ishin të bllokuar në rënojat e ndërtesës. "Ai më tha për vëllain tim: "Ai nuk mund të lëvizë dhe është i plagosur," kujtoi Ajman për lutjet e dëshpëruara të Diaas për vëllain e tyre të plagosur, Ashrafin. "Ai më tha: "Të lutem, të lutem - nëse mund të bësh diçka nga Amerika për të ndihmuar familjen."