Besimtari i krishterë në Xhaminë e Namazgjasë: Gjigande! Erdha me gruan myslimane…

Xhamia e Namazgjasë ka vetëm një ditë që qëndron e hapur e megjithatë ajo ka patur vizitorë të shumtë. Besimtarë të shumtë kanë shkuar këtë të premte për të falur namazin atje.
Erdogan në Beograd, rithekson rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në Ballkan

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, duke theksuar se në takimin e tij me homologun serb Aleksandar Vuçiq ka nënvizuar rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, tha se "Është e qartë rëndësia e arsyes së shëndoshë në qasjen ndaj tensioneve të fundit Serbi-Kosovë", raporton Anadolu.
Erdoğan dhe Vuçiq mbajtën një konferencë pas takimit të tyre në Pallatin Presidencial, mbledhjes së katërt të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Türkiye-Serbi dhe nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe.
“Më ra si bombë”/ Beteja me kancerin, kontrolli rutinë që i shpëtoi jetën Yllkës nga Elbasani

Yllka Shëngjini ishte vetëm 43 vjeçe kur u diagnostikua me kancerin e gjirit. Një kontroll rutinë solli lajmin që për çiftin me dy vajza do të ishte traumë. “Para 5 vitesh në një kontroll rutinë u diagnostikova me kancerin e gjirit. Për mua dhe familjen ishte një bombë që na i fiku të gjithë shpresat. Vajzat i kisha shumë të vogla, 16 dhe 13. Mendimi i parë që më erdhi, vajzat. Mendova kaq ishte. Por falë mbështetjes së familjes time, bashkëshortit dhe shoqërisë, unë e fitova këtë betejë. Sot jam këtu falë gjithë kësaj mbështetje”, rrëfen Yllka Shëngjini.
Deputeti i PS Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin e deputetit, del i lumtur nga SPAK

Deputeti i PS Jurgis Çyrbja, një ditë pasi u thirr në në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ka dorëzuar mandatin e deputetit.
Mësohet se Çyrbja, deputet i qarkut Durrës, ka paraqitur kërkesën për lënien e mandatit. Lënia e mandatit të tij vjen, pasi ai u mor në pyetje nga SPAK, lidhur me një kallëzim të Edi Palokës, për abuzim me detyrën gjatë kohës kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit.
Uragani “Milton” zbret në Florida, raportohet për viktima. Mbi 2 milionë pa energji elektrike

Uragani Milton preku zbriti mbrëmjen e së mërkurës pranë Siesta Key në Florida, si një stuhi e kategorisë 3 me erëra 193 km/orë, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve. Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar një paralajmërim për përmbytje të menjëhershme për rajonet në të gjithë shtetin amerikan. Më shumë se 2 milionë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji në të gjithë shtetin, me lagje të tëra në errësirë. Vdekjet janë konfirmuar në St Lucie, ku zyrtarët thanë se kishin goditur tornadot, megjithëse numri i viktimave është i paqartë.