Siri, përplasje mes forcave të mbështetura nga SHBA dhe forcave të mbështetura nga Irani
Luftime të reja filluan të premten mes Forcave Demokratike Siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara dhe forcave qeveritare siriane të mbështetura nga Irani, në provincën lindore Deir el-Zour, raportuan një organizatë për monitorimin e luftës dhe burime lokale.
Ndërtesa historike e Parlamentit të Hungarisë preket nga përmbytjet
Ndërtesa historike e Parlamentit në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, është prekur nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Evropë, transmeton Anadolu.
Në pamjet e shpërndara në mediat sociale, shihet se lumi Danub që kalon nëpër Budapest ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur hyrjen e ndërtesës historike të Parlamentit hungarez.
Tiranë/ Tentoi të rrëmbejë të miturën në një market, identifikohet dhe shoqërohet në Komisariat 57 vjeçarja
TIRANË - Policia ka identifikuar gruan që tentoi të rrëmbejë një të mitur 2 vjeçare në një market para një jave në Tiranë. Ajo është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit nr.3 të kryeqytetit, pas denoncimit të babait të vajzës së mitur.
Skandali i 'sterilizimit'/Ish-zv.ministri Rrjepaj mbërrin në Kuvend me pranga në duar për të dëshmuar
Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga forcat e policisë, ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, la ambientet e qelisë paraditen e kësaj të premte dhe u paraqit në Komisionin Hetimor për t’u marrë në pyetje lidhur me koncesionet në shëndetësi.
Para kryetares së këtij komisionit, Albana Vokshit dhe anëtarëve Rrjepaj tha se është paraqitur para tyre me avokatin e tij.“Kam ardhur këtu me avokatin tim, Dritan Amitaj”, tha Rjepaj në Komision, teksa më tej kritikoi kryetaren e këtij komisioni për termat e përdorura, duke kërkuar që hetimi të jetë në përputhje me objektin.
Kolonët ilegalë i"zraelitë vjedhin bagëti nga familjet palestineze në Bregun Perëndimor
Kolonët ilegalë të armatosur izraelitë plaçkitën një numër të madh dhensh që i përkisnin palestinezëve në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu. Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa, duke cituar burime lokale të paidentifikuara, raportoi se një grup kolonësh të armatosur sulmuan shtëpitë palestineze në komunitetin Haribat an-Nabi në zonën Masafer Yatta me mbrojtje nga ushtria izraelite. Masafer Yatta është një grup prej 19 fshatrash palestinezë në rrethin e El-Halilit (Hebron) në jug të Bregut Perëndimor.