"Kur të do populli kriminelët të qëllojnë", Trump reagon sërish pas atentatit: Nuk do të lejojmë që ata bastardë të na rrëzojnë
Ish-presidenti i SHBA-së dhe njëkohësisht kandidati për president në zgjedhjet e radhës Donald Trump ka reaguar sërish pas atentatit të dytë ndaj tij, të ndodhur ditën e djeshme në Florida.Trump me një reagim në rrjetin social “Truth”, ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij dhe veçanërisht Shërbimin Sekret amerikan për gatishmërinë.
Kandidati për President është shprehur se është krenar që është amerikan duke theksuar se puna e përkushtuar e forcave të urdhërit, e ruajti figurën e tij për të qenë Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.