Hezbollah zotohet për hakmarrje, grupi militant akuzon Izraelin për sulmin e përgjakshëm me paisjet komunikuese
Sulmi i paprecedentë kibernetik që shkaktoi 9 viktima dhe mijëra të plagosur në Liban, ka rritur edhe më shumë tensionet në Lindjen e mesme. Grupi militant Hezbollah i shënjestruar nga ky sulm është zotuar për hakmarrje ndërsa ka bërë përgjegjës Izraelin. Zyrtarë të lartë libanez të sigurisë,thanë se 3 gramë lëndë shpërthyese ishte vendosur brenda secilës paisje të komunikimit të njohur si Pagers, nga agjencia izraelite e spinuazhit, Mossad. 5mijë pagers ishin importuar nga Hebollah në fillim të këtij viti nga një kompani tajvaneze Gold Apollo. Kjo e fundit tha se ka autorizuar përdorimin e pagersave që shpërthyen në Liban dhe në Siri, por se ato janë prodhuar nga një kompani tjetër, me bazë në Europë. Konkretisht në kryeqytetine Hungarisë, Budapest.