Letra e të burgosurës politike shqiptare në Britani, “fajtore” pse mbron Palestinën
Nga Teuta Hoxha ”Electronic Intifada”
Kur je në burg, mëson tre gjëra. Së pari, askush nuk të tregon asgjë. Së dyti, zakonisht je i fundit që zbulon informacione që kanë të bëjnë me ty. Dhe së treti, kërkesat dhe ankesat refuzohen me dy fjalë: “arsye sigurie”. Merrni shembullin e punës sime në bibliotekë, nga e cila më hoqën pa asnjë arsye më 1 gusht 2025. Po kontrolloja orarin tim kur vura re shënimin se isha shkarkuar. Në burgun e mëparshëm, HMP Bronzefield, kisha marrë leje për të punuar si mentore për Shannon Trust, një organizatë që i ndihmon të burgosurit të përmirësojnë aftësitë e tyre të leximit. Punova në atë rol deri në transferimin tim të papritur dhe të menjëhershëm në HMP Peterborough.