Lidhje


Princi Andrew përshëndetet me Pallatin Buckingham, ku do të jetojë tani e tutje

Mbreti Charles ka nisur “procedurat formale” për heqjen e titujve dhe nderimeve të princit Andrew dhe ky i fundit është njoftuar për të dorëzuar dhomat e tij në Lozhën Mbretërore. Tani ai do të njihet si Andrew Mountbatten Windsor.

 

Në deklaratën e Pallatit Buckingham thuhet se shtëpia prej 30 dhomash në Windsor që ai e ndan me ish-gruan, Sarah Ferguson, “deri më sot i ka siguruar mbrojtje ligjore për të vazhduar rezidencën. Njoftimi zyrtar është dërguar për të dorëzuar pronën dhe ai do të vendoset në një banesë alternative private”, thuhet në njoftim.

Read more ...


Erdogan: Turqia dorëzoi tanket e para vendase "Altay" forcave të saj të armatosura

Turqia u ka dorëzuar forcave të saj të armatosura tanket e para vendase "Altay", deklaroi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në ceremoninë e hapjes së objektit për prodhimin e tankeve dhe automjeteve të blinduara të gjeneratës së re BMC në Ankara.

 

"Altay" është tanku i ri kryesor i betejës i Turqisë dhe prodhimi i tij masiv kryhet në fabrikën e prodhuesit turk të automjeteve BMC në Ankara. Erdogan tha se tanket përfunduan një program testimi prej 35 mijë kilometrash dhe 3.700 ushtrime me zjarr të vërtetë përpara se t'i dorëzoheshin ushtrisë. Ai shtoi se tanku "Altay", i përmirësuar me sisteme të përparuara, është projektuar për t'u bërë ballë kushteve më të vështira të betejës.

Read more ...


Kur e 'moralshmja' gjunjëzohet përpara patronazhimit

Nga Marlind Laçi

 

Shoqëria shqiptare, përtej çdo analize akademike apo politike, përballet sot me një problem të thellë që nuk është thjesht intelektual është mbi të gjitha moral. Në një kohë kur pritej që institucionet e moralit dhe të ndërgjegjes publike të ishin zëri kritik ndaj pushtetit dhe mbrojtës të të dobëtit, ato shpesh janë kthyer në zëdhënës të nënshtrimit. Ironikisht, pikërisht ata që duhej të predikonin guximin për t’u mosbindur ndaj padrejtësisë, janë të parët që rreshtohen përkrah pushtetit gjithmonë në anën e fortit.

Read more ...


Greta Thunberg denoncon abuzimet e ushtrisë i.zraelite: Më kërcënuan me vdekje

Një valixhe e kuqe e mbuluar me shkrime fyese, përfshirë një organ vegjetal mashkullor të vizatuar, flamurin izraelit dhe fjalët “Greta k*rvë”. Kjo është kjo ajo që Greta Thunberg tregon si provë të sjelljes abuzive, që thotë se ka përjetuar gjatë pesë ditëve të ndalimit në Izrael. Aktivistja suedeze rrëfen për gazetën “Aftonbladet” se këto fyerje iu thanë edhe në gjuhën suedeze nga ushtarët izraelitë.

 

Thunberg dhe anëtarë të tjerë të flotiljes, që u ndaluan dy javë më parë nga ushtria izraelite, po ndajnë tani për publikun detaje tronditëse nga qëndrimi i tyre në burgun Ketziot.

Read more ...


Shefi i inteligjencës gjermane: Rusia nuk heziton të përfshihet në konfrontim ushtarak

Shefi i inteligjencës të Gjermanisë paralajmëroi se Rusia paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë dhe se “paqja e tensionuar” në Bashkimin Evropian mund të shpërthejë në çdo moment në një “përplasje të nxehtë”. Martin Jaeger, kreu i shërbimit BND të spiunazhit, u tha ligjvënësve se Rusia është e vendosur që të zgjerojë “sferën e saj të ndikimit më në perëndim drejt Evropës”.

 

“Për të arritur këtë qëllim, Rusia nuk do të hezitojë të përballet drejtpërdrejt ushtarakisht me NATO-n nëse është e nevojshme”, tha Jaeger gjatë një konference me ligjvënësit në Berlin.

Read more ...

XS
SM
MD
LG