Lidhje


Siria shpall rezultatet e zgjedhjeve të para parlamentare që nga rënia e Asadit

Komisioni zgjedhor i Sirisë ka njoftuar rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të para parlamentare të vendit që nga rënia e regjimit të Bashar al-Assadit. Nawar Najmeh, një zëdhënës i Komitetit të Lartë për Zgjedhjet e Asamblesë Popullore, në një konferencë për media në Damask tha se rezultatet për dy të tretat e vendeve të Asamblesë Popullore janë përfundimtare dhe nuk i nënshtrohen apelimit.

 

Najmeh tha se presidenti Ahmad al-Sharaa do të emërojë një të tretën e mbetur të vendeve parlamentare.

Read more ...


Trump vendos tarifa të rënda ndaj makaronave, plasin revoltat në Itali

Qeveria e Giorgia Melonit ka sulmuar një vendim të Donald Trump për të vendosur tarifa prej 92% mbi prodhuesit italianë të makaronave, duke u zotuar të ushtrojë presion mbi Uashingtonin që ta tërheqë këtë veprim.

 

SHBA-të kanë vendosur një taksë prej 92% mbi dy prodhues të mëdhenj italianë të makaronave, La Molisana dhe Garofalo, dhe dhjetra kompani të tjera mund të jenë gjithashtu të rrezikuara.

Read more ...


Administrata Trump shpall “zonë lufte” Çikagon, dërgohen 300 trupa të Gardës Kombëtare

Administrata e presidentit Donald Trump ka cilësuar qytetin e Çikagos si një “zonë lufte”, duke justifikuar vendimin për dërgimin e trupave të Gardës Kombëtare në qytet. Ndërkohë, një gjykatës federal ka bllokuar përkohësisht dërgimin e forcave ushtarake në qytetin e Portlandit, një tjetër qendër urbane e drejtuar nga demokratët.

 

Ministrja për Sigurinë e Brendshme, Kristi Noem, ka akuzuar kryetarin demokrat të Bashkisë së Çikagos, Brandon Johnson, se “gënjen për të mbrojtur kriminelët”, ndërsa shtoi se qyteti është kthyer në një territor të kontrolluar nga bandat.

Read more ...


Trump thotë se armëpushimi në Gaza do të fillojë 'menjëherë' kur H.amasi të konfirmojë marrëveshjen

Donald Trump ka thënë se një armëpushim në Gaza do të fillojë 'menjëherë' pasi Hamasi të bjerë dakord me një plan të ri amerikan për t'i dhënë fund luftës.  Presidenti amerikan tha se Izraeli kishte "rënë dakord për vijën fillestare të tërheqjes" dhe "kur Hamasi ta konfirmojë", armëpushimi do të fillojë, pengjet izraelite do të lirohen dhe do të fillojë një shkëmbim i të burgosurve. 

 

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump tha se kjo do të "krijonte kushtet për fazën tjetër të tërheqjes, e cila do të na afronte me fundin e kësaj katastrofe 3,000-vjeçare".

Read more ...


“E humba rrugën” – Diddy i lutet gjykatësit për mëshirë para shpalljes së dënimit

Sean “Diddy” Combs pritet të dënohet sot në Nju Jork, pasi u shpall fajtor për dy akuza të transportimit për prostitucion. Ai u dënua për organizimin e udhëtimeve ajrore nëpër Shtetet e Bashkuara me qëllim marrëdhënie seksuale që ai i quante “freak-offs”, ku përfshiheshin të dashurat e tij dhe punonjës meshkuj seksi.

 

Prokuroria ka kërkuar që Combs të vuajë të paktën 11 vite burg, ndërsa avokatët e tij i kanë kërkuar gjykatës vetëm 14 muaj. Para shpalljes së vendimit, Combs pritet t’i drejtohet personalisht gjyqtarit Arun Subramanian, duke i kërkuar mëshirë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG